Jonuz Musliu në listën e zezë Amerikane, fajëson Serbinë
Lokale

Jonuz Musliu në listën e zezë Amerikane, fajëson Serbinë

24.Jun.2016 09:32
0
Njëri nga përfaësuesit politik shqiptar të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, gjendet në Listën e Zezë të Shtëpisë së Bardhë.

Ai së bashku me shumë shqiptarë të tjerë, kryesisht nga Kosova, vazhdojnë të jenë në këtë listë që nga lufta në Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës. Por të njëjtit nuk dinë arsyen e prezencës së emrave të tyre në këtë listë.

Musliu në një prononcim për “lajmi” ka thënë se deri më tani, ka aplikuar dy herë për vizë amerikane në ambasadën e SHBA-ve në Beograd, por në të dy rastet ajo i është refuzuar. Herën e fundit, ai thotë se ka kërkuar sqarime nga kjo ambasadë për refuzim të vizës, por të njëjtit nuk i kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Por ai mendon se në këtë rast po ndodhë një paradoks që, sipas tij, e njëjta ambasadë e cila po ia refuzon vizën, po e fton atë të merr pjesë në një ngjarje brenda objektit.

“Dy herë më është refuzuar viza për në SHBA. Nuk më kanë dhënë ndonjë arsye për refuzimin e vizës. Në rastin e aplikimit të dytë, kur më është refuzuar sërish viza për në SHBA, kam kërkuar arsye për këtë refuzim, por nuk më është kthyer përgjigja nga Ambasada e SHBA-ve në Beograd”, ka thënë Musliu. 

Mijëra shqiptarë të shpërngulur nga Lugina e Preshevës, apel qeverive shqiptare
Deputetet e parlamentit të Kosovës takuan drejtuesit e komunës së Preshevës dhe Bujanocitm (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration