Kapen hajnat që vodhën pompën e benzinës dhe turistët në Bujanoc
Lokale

Kapen hajnat që vodhën pompën e benzinës dhe turistët në Bujanoc

26.Aug.2014 14:11
0
Zyrtarët nga Stacioni Policor në Bujanoc me miratimin e zëvendës prokurorit të Prokurorisë publike në Vranjë ka sjellë vendim për mbajtje të S.J. (1986) dhe Z.J. (1961) nga rrethi i komunës Vrnjaçka Banjë, nën dyshimin se kanë kryer vepër penale të grabitjes, tre vepra penale të grabitjes së rëndë dhe grabitje.

Sipas kumtesës së Policisë të dërguar sot në adresë të portalit informativ Titulli, dyshohet që S.J. dhe Z.J. më 13 korrik të këtij viti, nën kërcënimin e pistoletës, nga kasa e pompës së benzinës në rajonin komunës së Bujanocit, kanë vjedhur 453.000 dinarë.

Gjithashtu, dyshohet që të njëjtit në hapësirën e parkingjeve të kësaj pompe të benzinës, më 6 gusht të këtij viti, nga makina e mbyllur e shtetasit grekë kanë arritur që të marrin 3.000 euro, dokumentet personale dhe kartelat e bankës.

Ata dyshohet se edhe më 15 gusht poashtu të kenë thyer xhamin e makinës të një shtetasi gjerman duke vjedhë 300 euro dhe celularin.

Po të njëjtën ditë, sipas kumtesës së policisë, këta dy të dyshuar në hapësirën për parking në afërsi të Korridorit 10, afër Vranjës, kanë thyer dritaren e makinës së një shtetasi turk duke marrë 1.000 euro dhe stoli ari.

Ata ngarkohen se edhe më 24 qershor të vitit të kaluar nga vetura e shtetasit çekë kanë vjedhur 1.200 euro, kartelat e bankës, dokumentet e udhëtimit dhe celularin.

Gjykatësi lidhur me këto raste të ndaluarve i ka caktuar paraburgim prej 30 ditëve./Titulli.com/

8 vjeçari kosovar në luftën e Sirisë, nëna nga Bujanoci kërkon kthimin e djalit (video)
Trafo e re Turi-Lluçanë, përforcon energjinë elektrike (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration