Bashkësia Islame e Kosovës shpallë zgjedhjet për Këshill të Bashkësisë Islame në Preshevë (dokument)
Lokale

Bashkësia Islame e Kosovës shpallë zgjedhjet për Këshill të Bashkësisë Islame në Preshevë (dokument)

18.May.2016 10:59
0
Bashkësia Islame e Kosovës ka shpallur zgjedhjet për këshillin në Preshevë dhe me këtë rast ka njoftuar opinionin publik se pesëmbëdhjetë imamët që janë deklaruar për mbajtjen e zgjedhjeve në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë pas vendimit për t'i shpallur ato Bashkësisë Islame të Kosovës, më datë 16. 05. 2016 ( e hënë) janë takuar me Kryesinë e BIK "“ ut dhe Myftiun Mr. Naim ef. Tërnavën.

Në këtë takim është konfirmuar nga Myftiu Naim ef. Tërnava fuqishëm vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe më pastaj, si rezultat i këtyre zgjedhjeve konstituimi dhe funksionimi normal i këtij Këshilli.

Si rezultati I këtij takimi më datë 17. 05. 2016 (ditë e martë) Bashkësia Islame lëshon vendimin me numër protokolli 680 /16 ku emërohet Këshilli i Përkohshëm në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë prej tre nëpunësve: hfz. Nexhat ef. Jashari, kryetarë, Sevdail Jakupi dhe Nexhmedin Ademi anëtarë. Në vendim shkruhet se Këshilli i Përkohshëm ka të gjitha kompetencat për veprim në përputhje me Kushtetutën e Bashkësisë Islame të Kosovës, Rregulloren e Këshillit, dispozitat tjera normative dhe të ligjit, e në veçanti do të angazhohet në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të Këshillit gjatë këtij muaji.

Me këtë vendim janë njoftuar Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë, respektivisht Jahja ef Ahmeti, sekretarë, anëtarët e Këshillit të përkohshëm, dhe një kopje ka mbetur në arshivën e Kryesisë së BIK – ut.

Bashkësia Islame e Kosovës dhe imamët që ishin prezent bëjnë thirrje që në këtë proces zgjedhorë të përfshihen të gjithë imamët e territorit të Komunës së Preshevës, pa asnjë përjashtim në mënyrë që të krijohen kushte normale për kthimin e stabilitetit dhe funksionimit normal të institucionit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë./Titulli.com/

 

"Festa e Abetares" u shënua në Gjilan me pjesëmarrës edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës
Myftinia e Preshevës: Vendimi i Naim Tërnavës me intriga dhe fut urrejtje në xhemat (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration