Nagip Arifi unanimisht rizgjidhet kryetar i PD-së (Video/Foto)
Lokale

Nagip Arifi unanimisht rizgjidhet kryetar i PD-së (Video/Foto)

13.Feb.2016 18:27
0
Në Kuvendit e dytë zgjedhor të mbajtur të shtunën në Bujanoc, kryetari i deritanishëm i Partisë Demokratike (PD), Nagip Arifi, ka marrë besimin për drejtimin e këtij subjekti politik edhe për një mandat.

Në këtë seancë delegatët unanimisht rizgjodhën Arifin për të vazhduar me  udhëheqjen e PD-së, subjekt politik i themeluar në vitin 2011-të.

Arifi, pas rizgjedhjes tha se ky nuk është një privilegj, por obligim. “Unë do të jem besnik ndaj juve, por para së gjithash besnik ndaj PD-së, programit, votave që na kanë dhënë qytetarët shqiptarë të Komunës së Bujanocit në zgjedhjet e viti 2002 dhe sigurisht tani në vitin 2016”, nënvizoi kryetari i rizgjedhur, Nagip Arifi, raporton Titulli.com.

Në kuvendit e dytë zgjedhor të Partisë Demokratike të mbajtur në shtëpinë e kulturës, përveç drejtuesit të këtij subjekti janë zgjedhur edhe drejtuesit e organeve udhëheqëse, si Këshilli qendror dhe Kryesia.

Duhet theksuar se PD është partia më e re shqiptare në Komunë të Bujanocit. Ajo drejton me këtë komunë që nga viti 2012-të, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike njëherit është edhe kryetar aktual i kësaj komune në Luginë të Preshevës./Titulli.com/

VIDEO

 

Librat shqip, KKSH fton për protestë në terminalin doganor
Shqiptarët e Sirisë, sot refugjatë në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration