Deputeti kërkon llogari nga qeveria për mos hapjen e kufirit  në Miratoc
Lokale

Deputeti kërkon llogari nga qeveria për mos hapjen e kufirit në Miratoc

11.Feb.2016 16:02
0
Deputeti shqiptar nga Presheva, Riza Halimi në pyetjen që përsëri ia parashtroi Qeverisë serbe në Parlament, lidhur me kalimin kufitar në Miratoc, kërkoi sqarime për praktikën e gjertanishme negative të mosrealizimit të parimit për të drejtat e barabarta të qytetarëve.

Edhe pse para 11 viteve Qeveria serbe kishte aprovuar vendimin për hapjen e 3 kalimeve kufitare në Preshevë dhe 1 në Tërgovishtë, gjer më tani është hapur vetëm kalimi kufitar në Tërgovishtë, ndërsa edhe më tutje nuk u realizua asnjëri nga vendimet e Qeverisë për komunën e Preshevës madje nuk u hap as kalimi më i rëndësishëm kufitar në Miratoc.

Në arsyetimin e pyetjes së tij deputeti Halimi paraqiti argumentet në bazë të cilave shihet se në rrugën lokale më të rëndësishe në komunë të Preshevës që i lidh vendbanimet më të mëdha të saja me vendbanimet në Maqedoni, para vendosjes së kufirit shtetërorë kishin qarkulluar autobusët 10 herë në ditë në kuadër të linjave të rregullta.

Mandej u theksua se është krejtësisht e pakuptimtë që kjo rrugë me rëndësi jetike po mbetet e mbyllur për qytetarët e të dy anëve të kufirit edhe pas 24 viteve, gjersa në këtë relacion aktualisht po lëvizin me mijëra refugjatë njësoj sikur gjatë embargos ndërkombëtare që ishte zhvilluar kontrabanda intenzive me derivatet e naftës e dirigjuar nga strukturat shtetërore.

Në situatë kur komuna e Preshevës, në kuadër të krizës së migrantëve, përveç përfitimeve periferike të një numri të individëve ka në anën tjetër dëmtime serioze në bujqësi, në ruajtjen e ambientit dhe në fushat tjera jetësore, rrjedhimisht iu shtrua pyetje plotësuese Qeverisë se pse në kuadër të angazhimeve të saja nuk po ndihmohet shërbimi i përgjysmuar i zjarrfikësve dhe emergjencës, ndërmarrja komunale dhe Shtëpia e shëndetit në Preshevë.

Gjithashtu me këtë rast deputeti i drejtoi pyetje edhe Agjencionit të privatizimit lidhur e ndërmarrjen tregtare “Bratstvo”. Është e njohur se kjo ndërmarrje tregtare ishte privatizuar në kushte diskriminuese për bizneset e komunës së Preshevës sepse ishte kërkuar që blerësi patjetër duhet të jetë pronar i hotelit me 4 yje. Pasi blerësi nga Vranja e kishte shitur një pjesë të lokaleve afariste me çmime shumëfish më të larta se çmimi blerës, Agjencioni për privatizim vendosi ta anuloj privatizimin e kësaj ndërmarrje.

Andaj deputeti Riza Halimi shtroi pyetjen se cili është statusi aktual i kësaj ndërmarrje dhe cili është fati i lokaleve afariste të cilat kanë mbetur pa u shitur para anulimit të privatizimit edhe se a do t’i mundësohet afaristëve vendor që në kushte të barabarta të marrin pjesë në blerjen e tyre. 

Qendra për Informim e
Partisë për Veprim Demokratik
Çka nëse mbyllen kufijtë dhe kampet e refugjatëve
Rrezikohet mbijetesa e 250 familjeve të Bujanocit dhe Preshevës (video&foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration