PDK do të angazhohet për zhbllokim të situatës politike në Bujanoc
Lokale

PDK do të angazhohet për zhbllokim të situatës politike në Bujanoc

07.Feb.2016 17:09
0
Kryetari i Partisë Demokratike Kombëtare (PDK), Nexhmedin Saqipi nga Tërnoci, duke e parë situatën politike në Komunë të Bujanocit ka paralajmëruar aktivizimin e subjektit që ai udhëheqë.

Lugina e Preshevës e posaçërisht Komuna e Bujanocit, ka rënë në një ngërç politik dhe kolaps ekonomik, nga të cilat zor se do të lirohet, sidomos në këtë fazë kur edhe kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi.

Ky qorrsokak, në të cilën ka hyrë shoqëria jonë, më ka motivuar t’i kthehem politikës, jo për favoret e saj në punësim e privilegje, por në tejkalimin e kësaj situate të rëndë, të zymtë dhe të mjerë, në të cilën është future ajo.

Kthimi i Partisë Demokratike Kombëtare, në jetën politike të vendit, nuk do të thotë se do ta komplikoj atë, por përkundrazi do të ndikoj në relaksimin e marrëdhënieve ndërpartiake, të cilat kohëve të fundit janë acaruar tej mase.

Në vend se subjektet politike shqiptare të jenë partner në luftën për pushtet, ato bëhen rivalë dhe armiq të përbetuar, duke zhgënjyer elektoratin e mrekullueshëm të këtij rajoni.

Për t’i larguar inatet dhe sherret primitive në skenën politike.

Partia Demokratike Kombëtare, po kthehet me këtë mision politik dhe mesazhi im është të punojmë për të mirën e elektoratit tonë, për të mirën e rinisë sonë e cila gjithnjë po zhgënjehet nga mospajtimet tona, nga grindjet dhe përçarjet ekstreme.

Bashkohuni në rrugën tonë të ndryshimeve, alternativa për një perspektivë evropiane të Luginës së Preshevës, nga kryetari i PDK-së, Nexhmedin Saqipi .

Shkolla e parë shqipe në Preshevë sot mbushi 71 vjet
Këto konkurse do të hapen në vitin 2016-të
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration