Presheva në alarm nga qentë endacak,  kërkohet qendër strehimi
Lokale

Presheva në alarm nga qentë endacak, kërkohet qendër strehimi

05.Feb.2016 10:04
0
Stacioni i veterinarisë Bujanoc, ambulanca në Preshevë po merret aktivisht me largimin e qenve endacak nga rrugët e komunës së Preshevës dhe vendosjen e tyre ne qendrën e strehimit në Bujanoc (në mungesë të një qendre të tillë në Preshevë).

Sipas shefit të ambulancës së veterinarisë në Preshevë Dr. Dragan Nedelkoviq, qentë endacak po transferohen në qendrën e strehimit në Bujanoc, në mungesë të një qendre në Preshevë.

“Kemi marrë iniciativën për largimin e qenve endacakë, të cilët enden rrugëve dhe paraqesin rrezik për popullatën. Ata i kemi vendosur në qendrën e strehimit në Bujanoc, në mungesë të një qendre në Preshevë“, theksoi Nedelkoviq për Titulli.com. 

Ndërsa lidhur me arsyet shëndetësore dhe higjienike dhe pasojat që mundë të barten tek njerëzit,  Albina Bajrami mjeke pranë kësaj ambulance theksoi se  duhet te zgjidhet problemi i qenve endacak përshkak sëmundjeve që mundë të shkaktohen.

“Të zgjidhim këtë problematik  sepse është i natyrës shëndetësore, në mënyrë të ndalohet përhapja e sëmundjeve ngjitëse , zoonozat (sëmundje qe transmetohen nga kafsha te njeriu dhe anasjelltas)“ deklaroi për Titulli.com, Bajrami.

Dragan Nedelkoviq duke folur edhe në aspektin social dhe të sigurisë, eliminohen rreziqet e sulmeve nga qentë endacak ndaj qytetareve si dhe nuk do të ketë shqetësim të rendit dhe qetësisë publike.

“Nëse u ofrojmë trajtim human ( njerëzor), do të shmangim tragjedi të mundshme nga sulmet e qenve endacak dhe njëherit do të tregojmë se ne jemi aq të qytetëruar sa për t’i ofruar trajtim kafshëve e njëkohësisht për ta pasur një ambient të sigurt për ne dhe fëmijët tanë“ , është shprehur Albina Bajrami.

Kohëve të fundit janë vërejtur lëvizje të shumta të qenve endacak nëpër rrugët e qytetit të Preshevës të cilët po paraqesin rrezik për qytetarët e sidomos për nxënësit e shkollës./Titulli.com/

Ju udhëheqës të pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile të Luginës!
Shqiptarët e diskriminuar në Serbi, punësimi në institucione shtetërore i vogël (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration