Rrezikohet shuarja e dy televizioneve publike lokale  në Luginë (video)
Lokale

Rrezikohet shuarja e dy televizioneve publike lokale në Luginë (video)

28.Jan.2016 10:30
0
Aprovimi i ligjit për privatizimin e mediave publike në Serbi, po rrezikon shuarjen e dy mediumeve publike në Luginë e Preshevës, që për themelues kanë Kuvendet Komunale, RTV Presheva dhe RTV Bujanoci.

Janë më se 80 punëtorë, statusi i të cilëve ende nuk dihet. Kalimi i këtyre mediumeve nga publike në private, sipas drejtorit të RTV Presheva, do të rrezikonte informimin shqip, por ai ka një kërkesë.

Hasan Hasani, kryeredaktor thotë se pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet TV Presheva, punëtorët janë të gatshëm që të funksionojë në drejtim të informimit të qytetarëve.

Në një vend me ekonomi tejet të dobët, sipas Shenur Jahiut, ekonomist, është tejet e vështirë mbijetesa e mediumeve private, ndaj për këtë sipas tij do të duhej intervenimi i dy qeverive shqiptare.

Deputeti popullorë Riza Halimi, ndërkohë e ka quajtur të padrejtë, kushtëzimin e qytetarëve shqiptarë me taksën për mediumin publik RTS, përderisa në këtë medium nuk kemi as një minutë program në gjuhën shqipe, ndërkohë që mediumet publike lokale rrezikohen ët shuhen.

Kuvendi i Serbisë, ka aprovuar ligjin për privatizimin mediave publike, përmes të cilit tentohet pavarësimi i mediave nga ndikimet politike në të gjitha nivelet, qoftë komunale, regjionale apo nacionale./Titulli.com/

VIDEO: 

Shkrimtari nga Lugina në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan i shkruan Akademisë Nobel: Pse Kadare meriton çmimin
Investitorët italian prezantojnë pesë projekte për Luginën e Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration