I diplomuari nga Presheva: Politika aktuale po shpërngul në heshtje Luginën, Evropa nuk është zgjidhja
Lokale

I diplomuari nga Presheva: Politika aktuale po shpërngul në heshtje Luginën, Evropa nuk është zgjidhja

21.Jan.2016 09:44
0
Rinor Krasniqi nga Presheva, i diplomuar në Shkencat Politike në Universitetin e Evropës Juglindorë në Tetovë ka shkruar një letër drejtuar mësuesve, profesorëve dhe shoqërisë në përgjithësi në Luginë të Preshevës.

Krasniqi nuk ka bërë thirrje të votojnë njërën apo tjetrën parti por apelon tek mësuesit, intelektualët në përgjithësi që të ndalojnë shpërnguljen e të rinjve në heshtje që po nga Lugina. 

 

Kjo është letra e plotë e Rinor Krasniqit-Preshevë 

Me që se jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare, u bëj një lutje Mësuesve, profesorëve dhe shumë intelektualëve tjerë që të mobilizohen dhe ti thonë Mjaft më këtij pushteti aktual që deri sot e ka shpërngul rinin tonë

Dijeni se shkaku që sot kjo politik aktuale ekziston është për fajin tuaj mësues sepse ju jeni ata të cilët po i ndihmoni këtij pushteti kësaj shpërngulje në heshtje. Askush nga ju deri më sot nuk jeni ankuar për gjendjen aktuale në Luginën e Preshevës.

Unë asnjëherë nuk besoj që ju e dëshironi këtë gjendje nga që ka edhe nga ata mësues qe vetëm për rroga te tyre nuk i dalin kundër këtij pushteti. Por ju në qoftë se jeni për një rrogë nesër nuk do të keni punë sepse rinia ditë për ditë po largohet në heshtje.

Unë si i ri gjithmonë kam menduar se mësuesit ,profesorët e disa intelektual janë ata të cilët e mbajnë rinin tonë të buzëqeshur. Po ja që unë ende jam në ëndërr por prapë se prapë shpresoj tek ju se do të na ndryshoni ardhmërinë në vendin tonë nuk ju bëj lutje të votoni këtë parti apo atë parti por ju bëj lutje që ti thoni mjaft më këtyre metrapazave politik aktual. Ju bëj lutje edhe juve që jeni bashkëpunëtor të këtij pushteti dhe e dini ketë realitet që po ndodh tërhiquni nga kjo padrejtësi sepse edhe fëmijët e juaj janë të rinj si unë e plot të tjerë.

Mos na lejoni që si opsion ta kemi Evropën sepse ne e kemi vendin ton i kemi të gjitha që të nesërmen ta ndërtojmë këtu se bashku me ju duke punuar me ju në mënyrë demokratike për të drejtat që na takojnë. E di se shumica thonë ne jemi nën serbi dhe asgjë nuk mundemi të bëjmë por gaboheni sepse së bashku askush nuk do të na mposhtë. Kaq shumë vite shkuan pushteti aktual po të kishte punuar për popull sot nuk do të kishte shpërngulje kaq të madhe.

Andaj mësues profesor dhe intelektual të tjerë pranoni lutjen time dhe mendoni për rinin e ardhëmërinë.e vendit tonë sepse ju jeni ata të cilët na jepni arsim, kulturë etj.

Faleminderit Për mirëkuptim

Rinor Krasniqi- Preshevë, i diplomuar në Shkencat Politike në Universitetin e Evropës Juglindorë në Tetovë

Nuk i ndalon as moti i ftohtë, rreth 2.000 refugjatë në ditë hyjnë në Preshevë (foto)
Edhe një talent nga Lugina mund të luajë për shpresat e Shqipërisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration