Serbia përfitoi miliona euro nga BE për refugjatët, nuk ka ndarë asnjë dinarë për Preshevën (video)
Lokale

Serbia përfitoi miliona euro nga BE për refugjatët, nuk ka ndarë asnjë dinarë për Preshevën (video)

16.Jan.2016 14:31
0
Edhe përkundër marrjes dhe pranimit të fondeve të numërta me miliona euro nga Brukseli zyrtar dhe nga Bashkimi Evropian, Serbia asnjëherë nuk ka ndarë asnjë dinarë për komunën e Preshevës, për të sanuar së paku ndonjë gropë e cila është shkaktuar nga pesha e rëndë e autobusëve që vijnë nga gjithë Serbia.

Kështu deklaroi për portalin informativ Tituilli.com, kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

Ai thekson se Presheva ka fatkeqësisht pasoja të kalimit të refugjatëve në territorin e komunës së saj, por këto pasoja nuk i shkaktojnë refugjatët, por një numër i madh i autobusëve të cilët janë të renditur dhe të stacionuar e parkuar në gjithë rrugët e rrethinës së qytetit të Preshevës.

Mustafa thotë se këta autobusë me peshën e rëndë të tyre janë duke dëmtuar në masë të konsiderueshme rrugët lokale që, siç shprehet ai, me shumë mund i kanë ndërtuar në këto 10-15 vitet e fundit.

“Qeveria serbe edhe përkundër asaj që kishte miratuar në gushtin e vitit të kaluar 65 milionë dinarë për t’i ndihmuar komunat për sanimin e pasojave të refugjatëve, asnjë dinarë të bardhë nuk ka nisur në adresë të komunës së Preshevës”, thotë Mustafa, duke shtuar se në qershorin e vitit të kaluar komuna e Kanjizhës në Vojvodinë nga qeveria e Vojvodinës ishte ndihmuar me 15 milionë dinarë.

Sipas fjalëve të tij, në Preshevë gjendet stacioni më i madh i autobusëve në botë, sepse nuk mban mend askush në ndonjë vend të botës të ketë 500 autobusë në pritje të udhëtarëve./Titulli.com/

VIDEO

Bashkimi Evropian përshëndet themelimin e Alternativës, Presheva e paaftë për projekte
Prokuroria deklarohet lidhur me rastin e foshnjës në Bilaç
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration