Aksioni i policisë në Luginë, mbyllen kazino, konfiskohen mbi 1 milionë dinarë (foto)
Lokale

Aksioni i policisë në Luginë, mbyllen kazino, konfiskohen mbi 1 milionë dinarë (foto)

09.Aug.2014 00:46
0

(e shtunë)

Aksioni i policisë  dhe inspektorëve të taksave i ndërmarrë në natën mes së premtes dhe të shtunës ka rezultuar me mbylljen e disa bastoreve (kazinove) në rrethin e Pçinjës.

Siç ka deklaruar të shtunën zëdhënësi i policisë në Vranjë Dragan Stamenkoviq, janë konfiskuar 170 aparate pokeri si dhe 10 ruletë të cilët nuk kanë poseduar lejet dhe certifikatat e posaçme për punë të cilat i lëshon Ministria e Financave

“Gjatë kontrollit janë zbuluar shumë punë të kundërligjshme. Janë evidentuar edhe dhjetëra punëtor të cilët kanë punuar në të zezë në këto objekte. Në aksion është konfiskuar edhe një shumë e madhe e të hollave, kurse disa lokale nuk kishin kurrfarë leje pune. Kështu që shumë kazino dhe klube me aparate janë mbyllur”, thotë zëdhënësi Stamenkoviq.

Dhjetëra inspektorë të taksave të Ministrisë së Financave në bashkëpunim me rreth 100 zyrtarë policorë kanë konfiskuar rreth 800.000 dinarë dhe 3.000 euro, ndërsa janë zbuluar 20 punëtorë që punojnë në të zezë.

Zyrtarët policorë nuk kanë dhënë informacione për aksionin e kontrollimit të klubeve të natës në komunë të Bujanocit.

Ata janë shprehur se aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim duke përfshirë kontrolle të lokaleve në Vranjë, Vranjska Banjë, Vlladiçki Han, Bujanoc dhe Preshevë.

Sipas kumtesës së policisë qëllimi i aksionit është vërtetimi i punës legale të objekteve të lartpërmendura si dhe pagesa e taksës dhe kontributeve të të punësuarve.

Ky aksion është marrë me miratimin e Prokurorisë Themelore në Vranjë./Titulli.com/

*****************************************************************************************************************************************************************************

(e premte)

Klubet e striptizit dhe kazinotë kontrollohen nga Policia (foto)

Stacioni policor në Bujanoc me pjesëtarët e saj ka marr aksion për të kontrolluar klubet e natës dhe kazinotë që veprojnë ilegalisht në këtë qytet.

Në një aksion të policor të zhvilluar mbrëmjen e së premtes, janë kontrolluar disa klube të natës në Bujanoc, sidomos ato të striptizit ku “vallëzojnë” vajza të ardhura nga qytete të Serbisë, si Nishi, Novi Sadi, Beogradi etj.

Gjatë kontrollimit policor të shoqëruar edhe nga inspektorati përkatës, pjesëtarët e njësisë së komunikacionit kishin bllokuar pjesë të rrugës së Kosovës në Bujanoc, aty ku edhe kryheshin kontrollet në këto klube.

Përveç striptizë bareve, Titulli ka mësuar se kontrolle janë zhvilluar edhe në kazinotë që veprojnë në këtë qytet. Nuk ka njoftime nga organet policore në Bujanoc për mbyllje apo shoqërimin në polici të pronarëve të klubeve të natës apo "valltareve".

Sipas fjalëve të zëdhënësit të Departamentit të policisë në Vranjë, Dragan Stamenkoviq, në aksion kanë marrë pjesë rreth 100 policë dhe 10 inspektor taksash.

“Ky aksion koordinohet nga polica, bëhet fjalë për kontroll dhe bastisje të lojrave të fatit dhe kazinove në territorin e Vranjës, Vranjska Banjës, Vlladiçki Hanit, Bujanocit dhe Preshevës”,ka thënë Stamenkoviq.

Departamenti i policisë në Vranjë ka paralajmëruar për të shtunën daljen me një kumtesë zyrtare me të gjitha të dhënat mbi këtë aksion.

Vlen theksuar se rreth hapjes së klubeve të natës në komunë të Bujanocit, në një prononcim për portalin informativ Titulli, kryetari i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu kishte thënë se “ato duhet të mbyllen, pasi po e prishin rininë dhe janë shkaktarë të dhunës mes të rinjve shqiptar”.

Sipas kryetarit të Kuvendit Komunal, në bazë të informacioneve jozyrtare, në komunë të Bujanocit veprojnë rreth dhjetë striptizë bare, ndërsa vetëm një është i regjistruar që kryen këtë veprimtari./Titulli.com/

Aksident në Bujanoc, lëndohet familja shqiptare
Fqinjët punësojnë, Bujanoci sheshin rregullon!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration