Bora shkakton kaos në rrugët e Bujanocit (foto)
Lokale

Bora shkakton kaos në rrugët e Bujanocit (foto)

04.Jan.2016 11:43
0
Në territorin e Serbisë moti do të jetë i ftoftë dhe me erë ka njoftuar Instituti Republikan Hidrometeorologjik.

Gjatë ditës nuk do të ketë reshje të borës përveç në juglindje të vendit,  temperatura e mëngjesit është shënuar nga minus 12 deri në minus 5 gradë celsius ndërsa gjatë ditës do jetë prej -7 deri në 0 gradë.

Rrugët në komunën e Bujanocit nuk janë të pastruara dhe kështu duket një tollovi në komunikacionin rrugorë.

Gjithashtu mbetet rrezik edhe për qytetarët të cilët kalojnë përmes trotuareve që janë të mbuluara më borë.

Vitet e kaluara ndërmarrja publike e komunës së Bujanocit “Drejtoria për Ndërtim” kishte kontraktuar kompani private për mbajtjen e rrugëve ndërsa kjo ndërmarrje është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugicave gjatë sezonit dimëror në territorin komunës së Bujanocit./Titulli.com/

Vdiq atdhetari i shquar nga Presheva, profesor Fehmi Kelmendi
Zvicerania dhe slloveni martohen në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration