Ndeshja që u zhvillua me nostalgji (foto)
Lokale

Ndeshja që u zhvillua me nostalgji (foto)

31.Jul.2014 19:22
0
Në fushën e futbollit të klubit "Tërnoci" sot u zhvilluan dy ndeshje miqësore mes tërnocasve në kuadër të organizimit "Takimi i Vendlindjes".

Ndeshja që riktheu lojtarët në kujtime ishte ajo mes veteranëve të futbollit tërnocas, të cilët në këtë lojë mes vëllezërish nga mërgata e vendlindja e shijuan aq shumë, sa që nuk i bënte përshtypje as shiu i rrëmbyeshëm që binte.

Fehmi Shabani, bashkatdhetar që jeton që 16 vite në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas ndeshjes së zhvilluar i tha portalit informativ Titulli se kjo ndeshje ishte emocionuese.

“Është e vështirë të përshkruhen emocionet, pas sa viteve prapë së bashku në një ndeshje, emocionet janë të papërshkrueshme. Kjo ishte një ndeshje më shumë vëllazërore se sa garuese”, u shpreh Fehmi Shabani.

Për Agron Rahimin që jeton dhe vepron në Zvicër kjo lojë ishte shumë e veçantë. “Një ndeshje e cila pas sa viteve prapë na bënë bashkë, një organizim i mërgimtarit Rafet Ademi në bashkëpunim me klubin e Futbollit ‘Tërnoci’ na bashkoi sërish. Ishte një kënaqësi e veçantë dhe e papërshkrueshme me i nda disa momente të futbollit si në fushë ashtu edhe në dhomën e zhveshjes”, tha Agron Rahimi.

Nga ana tjetër drejtori i klubit futbollistik “Tërnoci” Enis Salihu u shpreh se kjo ndeshje është tradicionale dhe si e tillë duhet të mbetet.

“Për disa vite me radhë për nder të mërgimtarëve të cilët vijnë në pushime në vendlindje KF ‘Tërnoci’ organizon takime të tilla. Këtë vit ka organizuar dy ndeshje me karakter të shoqërimit me familjarët që jetojnë këtu”, u shpreh ndër të tjera Salihu.

Në shënimin e manifestimit “Takimi i Vendlindjes” përveç ndeshjes mes veteranëve u zhvillua edhe një ndeshje mes të rinjve, pjesë e klubit ‘Tërnoci’ si dhe të rinjve që nga mërgata për pushime gjenden në vatrat stërgjyshore.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe vizita te muzeu i Komandant Lleshit, që gjendet në hapësirat e KF “Tërnocit”./Titulli.com/

Ja çfarë mendojnë njerëzit me ndikim në politikë dhe gazetari të Luginës, ndaj sjelljeve te Arifit?
Debati Kamberi-Vuçiq, rezulton me libra falas për filloristët e Luginës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration