Jashari: Gjendja e refugjatëve e vështirë, Presheva ndihmë vetëm me resurse njerëzore
Lokale

Jashari: Gjendja e refugjatëve e vështirë, Presheva ndihmë vetëm me resurse njerëzore

26.Nov.2015 13:03
0
Qendra për Punë Sociale në Preshevë të gjithë refugjatëve që kanë ardhur dhe që do të vijnë në Preshevë iu del në ndihmë në aspektin profesional, thotë për Portalin Titull.com, drejtori Nazmi Jashari.

“Të gjithë refugjatëve pa marrë parasysh se nga vijnë ne ju dalim në ndihmë profesionale sipas ligjit ekzistues të mbrojtjes sociale, për të cilën ne jemi të obliguar që kategorive të tilla t’u dalim në ndihmë, pavarësisht nga vijnë dhe ku shkojnë “, shprehet Jashari. 

Më tej ai shtoi se gjendja e refugjatëve është e vështirë. 

“ Gjendja e refugjatëve në terren është e vështirë, ata janë në një situatë të rëndë, duke pasur parasysh se nga vijnë. Ata e kanë të vështirë edhe gjendjen emocionale të tyre, sepse vijnë nga zonat e prekura nga lufta “, thotë ai. 

Ai foli edhe për ndihmën me kuadro profesionale që i ofrohet refugjatëve. 

“Ne si Qendër për Punë Sociale në terren i kemi të angazhuar katër punëtorë, të cilët punojnë rregullisht në bashkëpunim me UNHCR-in, dhe atë dy psikolog, një përkthyes të gjuhës arabe dhe një jurist, të cilët i paguan UNHCR-ja, të cilët kanë lidhshmëri me punëtorët e qendrës”, theksoi drejtori Jashari. 

Ai potencoi se janë të angazhuara shoqata të shumta joqeveritare, UNHCR-ja, kryqi i kuq, ku shumica e tyre financohen nga shteti dhe organizata ndërkombëtare që merren me çështje humanitare, dhe se pret që  përgatitjet dhe ndihmat për sezonin e dimrit në çdo aspekt do të jenë në nivel./Titulli.com/

 

Në Bujanoc me protestë kërkohen librat shqip (video)
Homazhe dëshmorëve në Bujanoc për nderë të 28 Nëntorit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration