Kosova: Lugina me banorë autoktonë në Serbi Sheshi i qytetit në Bujanoc
Lokale

Kosova: Lugina me banorë autoktonë në Serbi

23.Nov.2015 10:35
0
Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, ka thënë se Shqipëria edhe me Kushtetutën e saj e ka për obligim që të angazhohet për të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve të saj.

“Ata (Shqipëria) e kanë për obligim që të jenë gjithnjë të angazhuar për krejt atë që ndodh me shqiptarët në Luginë.

Kosova e ka më të vështirë situatën. Por pavarësisht edhe Shqipëria, edhe Kosova duhet të jenë më të angazhuara për të drejtat e shqiptarëve atje”.

Nitaj vlerëson se përpos disa vizitave që janë bërë në Luginë, më shumë për interesa të atyre që e kanë vizituar këtë pjesë sesa të popullatës atje, nuk pasur ndonjë angazhim më të madh për Luginën.

“Kosova nuk është marrë fare me këtë punë. Ose angazhimi i saj ka qenë i papërfillshëm”, thotë ai duke kujtuar periudhën kur njerëzit e Luginës hiqnin nga taksat e kufirit e Qeveria e Kosovës qëndronte indiferente. “Kosova, ose më saktë Qeveria e saj, ka pasur qasje improvizuese ndaj shqiptarëve të Luginës”, theksoi Nitaj.

Nitaj e quan ndihmën prej 50 mijë eurosh për Maternitetin në Luginë një tallje. Ministria e Diasporës, e cila si dikaster qeveritar kujdeset për të ndihmuar institucionalisht shqiptarët jashtë Kosovës, nuk e sheh në kuadër të aktivitetit të saj Luginën, pasi i konsideron banorë autoktonë në Serbi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Diasporës, Lorik Pustina, në një prononcim për “Zërin” thotë se Lugina nuk konsiderohet diasporë. “Ministria e Diasporës nuk i ka target në fushëveprimin e saj banorët e Luginës së Preshevës, pasi që ata jetojnë në trojet e tyre autoktone dhe nuk i konsiderojmë si diasporë”

Në Bujanoc vetëm një privatizim i suksesshëm i ndërmarrjeve publike
Emergjenca në Preshevë pa kapacitete mjekësore për t'u dhënë ndihmë të gjithë refugjatëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration