Shembje shkëmbinjsh në rrugën e Breznicës (Foto)
Lokale

Shembje shkëmbinjsh në rrugën e Breznicës (Foto)

12.Oct.2015 13:02
0
Rruga që lidhë Bujanocin me fshatin e Malësisë, Breznicën, në pjesë të ndryshme po rrezikohet nga shembja e shkëmbinjve.

Qytetarët që sot paradite kanë shfrytëzuar këtë rrugë kanë njoftuar portalin informativ Titulli.com për gjendjen e saj.

Ata njëherit kërkuan nga përgjegjësit që të merren me pastrimin e kësaj arterie që lidhë Malësinë e Bujanocit me qytetin. Njëherit apelohet tek ngasësit e vetura që të rrisin kujdesin gjatë kalimit përmes rrugës së Breznicës.

Shembja e shkëmbinjve në rrugë është si rezultat e të reshurave të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit dhe si rezultat pjesë të ndryshme shkëmbore janë bërë të paqëndrueshme. /Titulli.com/

Bllokimi i librave në Luginë, Kosova vendos reciprocitet ndaj Serbisë
Festival Ballkanik edhe në Bujanoc? (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration