Shkrimtarët e Luginës orë letrare për nxënësit e Medvegjës !... (Foto)
Lokale

Shkrimtarët e Luginës orë letrare për nxënësit e Medvegjës !... (Foto)

08.Oct.2015 19:03
0
Në vazhdën e aktiviteteve të Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks", në veçanti të "Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës", pas dyzetë vjet të themelimit, për herë të parë u vizituan shkollat fillore dhe të mesme të kësaj komune.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Bilall Maliqi, “Karvani i Shkrimtarëve të Luginës këto dy ditë vizitoi katër shkolla, në të cilat kishte nxënës shqiptar, shkollën fillore të “Bajës së Sijarinës”, shkollën fillore “Zenel Hajdini” të fshatit Tupallë, shkollën e mesme teknike “Nikolla Teslla” në Medvegjë dhe shkollën fillore “ Gornja Jabllanica” poashtu në Medvegjë”. 

“Interesimi për ta dëgjuar fjalën e bukur poetike nga nxënësit ishte në nivel. Meritor për këto organizime të orëve letrare është zëvendës kryetari i Shoqatës, poeti Rexhep Abazi, i cili vuri kontakte me drejtorët e shkollave të lartpërmendura dhe bëri të mundur që Karvani i Shkrimtarëve t’i kryej të gjitha këto orë letrare. Në këto aktivitete letrare morën pjesë dhe lexuan poetët, Bilall Maliqi, Demush Berisha, Rexhep Abazi dhe poeti Rrahman Hyseni”, ka thënë për portalin informativ Titulli.com, kryetarit Maliqi. 

Ai gjithashtu nënvizoi se pjesë e këtyre orëve letrare ishin edhe nxënësit e shkollave të cilët e begatuan “Karvanin” me recitime dhe me lexime të poezive të tyre “. 

Zëvendës kryetari i Shoqatës, Rexhep Abazi pohoi se “kjo është hera e parë që në këto shkolla dëgjohet zëri poetik i poetëve të Luginës, sepse më parë kjo nuk ka qenë e mundur. Poetët patën emocione gjatë leximit të poezive të tyre, sepse këta nxënës deri më tani kishin ngelur në mëshirën e fatit sa i përket aktiviteteve të tilla letrare”. 

Abazi më tej shtoi se poetët e pranishëm i gëzuan fëmijët me dhurimin e librave dhe  i pasuruan me disa tituj bibliotekat e këtyre shkollave. 

Me këtë vizitë, përveç shrimtarëve, me prezencën e tyre dhe me leximin e poezive të kënaqur u ndanë edhe nxënësit. Sidomos ata nxënës që lexuan si Afërdita Balaj, Shkëlzen Sahiti dhe Valentina Balaj në Shkollën e (Bajës së Sijarinës); Florentina Sahiti dhe Bleona Sahiti, shkolla (Zenel Hajdini” Tupallë); Ilire Murati, Antigona Salihi, Loreta Halimi, Ardian Uka dhe Lirona Uka, (shkolla e mesme teknike “Nikolla Teslla” Medvegjë). 

Vlen të theksohet se në të gjitha shkollat e komunës së Medvegjës, mësimet vijojnë gjithsejtë 82 nxënës shqiptar. /Titulli.com/

Treni në Preshevë godet një refugjate nga Siria
Bujanoci në festë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration