BIPBM e vlerëson lartë aksionin e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore
Lokale

BIPBM e vlerëson lartë aksionin e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore

25.Jul.2014 12:44
0
BIPMB mbështet aksionin e ndërmarrë me FHKL nga vicra për ndërtimin e 100 shtëpive

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) në shenjë bashkëpunimi me Fondin Humanitar të Kosovës Lindore ()nga Cyrihu, mbështeti aksionin e saj me titull: “Sadaka – udhëzim, Sadaka – lehtësim, Sadaka – shpëtim dhe shpërblim”, që xhemati i Xhamive përmes Sadakës t’i bashkohet misionit të këtij Fondi për ndërtimin e 100 shtëpive solidare për bashkëkombësit tanë në Luginë të Preshevës.

"BIPBM e vlerëson lartë aksionin e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore nga Cyrihu, për ndërtimin e shtëpive humanitare për skamnorët, ndaj apelon te xhematlinjtë, që sadakën e tyre të udhëzuar nga Allahu xh.sh, ta drejtojnë në realizimin e aksionit shumë të qëlluar e fisnik të këtij Fondi në sigurimin e shtëpive për ata që nuk kanë kulm mbi kokë", thuhet në kumtesën e lëshuar sot nga Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e nënshkruar nga kryetari Nexhmedin Saqipi./Titulli.com/

"Burgu nuk do të ndërtohet në Medvegjë"
Bujanoc: Për pak të vdesë në rrugë, qytetarët i dalin në ndihmë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration