Ekspozitë mbarëkombëtare e fotografisë, Luginën e përfaqëson Krenari (Foto)
Lokale

Ekspozitë mbarëkombëtare e fotografisë, Luginën e përfaqëson Krenari (Foto)

03.Oct.2015 00:35
0
Në Galerinë e Arteve të Vitisë u hap ekspozita mbarëkombëtare e fotografisë "1+24", e cila u organizua për herë të parë në Komunën e Vitisë.

Ekspozita kishte karakter homazhi dhe iu  kushtua artistit të ndjerë vitias, Shqiprim Hyseni. Në ekspozitë me fotografitë e tyre artistike morën pjesë 25 artistë të artit fotografik nga Shqipëria, Maqedonia, Presheva dhe Gjermania, e që në mesin e fotografive të ekspozuara edhe dy të artistit  tashmë të ndjeri Shqipërim Hyseni.

Fotografi Krenar Halimi, i vetmi nga Lugina e Preshevës në këtë ekspozitë, për Titulli.com tha se ka qenë i nderuar me ftesën për pjesëmarrje në këtë ekspozitë mbarëkombëtare.

“Me gjithë kënaqësi e kam pranuar ftesën e profesorit të fotografisë dhe kuratorit të kësaj ekspozite prof. Fahredin Spahija që të marr pjesë dhe kisha nderin të isha pjesë e kësaj ekspozite në mesin e fotografëve më të mirë shqiptarë”, u shpreh Krenar Halimi.

Në ekspozitë morën pjesë : Shqiprim Hyseni, Alma Idrizi, Arben Llapashtica, Ardian Fezollari, Arton Humolli, Besnik Hamiti, Bleron Çaka, Brigela Demaj, Dali Alili, Dashmir Izairi, Drin Imeri, Eduard Gjino, Eduina Jaupi, Ergys Baki, Fahredin Spahija, Iden Temali, Krenar Halimi, Muhamet Durmishaj, Naim Idrizi, Olsi Qazimi, Osman Demiri, Ramadan Abdiu, Rilind Hoxha, Rozafa Shpuza dhe Shkëlzen Rexha.

Ekspozita mbarëkombëtare e fotografisë “1+24”, e cila u hap të premten, është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në Viti./Titulli.com/

Premiera "Romanca e hidhur" vlerësohet lartë nga bujanocasit (Foto & Video)
Ambulanca nuk po hapet, kanalizimi po përmbysë pronat private (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration