Xhelal Memeti hynë në politikë, zgjidhet kryetar i PVD-së në Miratoc
Lokale

Xhelal Memeti hynë në politikë, zgjidhet kryetar i PVD-së në Miratoc

20.Sep.2015 19:31
0
Kryetari i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore me seli në Zvicër, Xhelal Memeti, nga dita e shtunë zyrtarisht është inkuadruar në politikë.

Partia për Veprim Demokratik në Preshevë ka filluar zgjedhjet e brendshme në nëndegët e kësaj komune.

Nga dita e shtunë, timonin e nëndegës së PVD-së në fshatin Miratoc ka marr Xhelal Memeti, kryetar i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore.

I përzgjedhuri më shumicë votash, tha se subjekti politik, pjesë e së cilës tashmë është bërë, ka dhënë hapësirë për reforma.

“Qëllimi është inkuadrimi i gjeneratave të reja, pse jo edhe me dalë një parti më e fortë. Si diasporë ne kemi ardh në përfundim se dojmë me ndiku edhe në aspektin politik”, është shprehur për TV Aldin, kryetari i nëndegës së PVD-së në Miratocë, Xhelal Memeti, transmeton Titulli.com.

Ai me këtë rast tha se me marrjen e pushtetin kemi për ta ndryshuar vetëqeverisjen edhe ate me suksese si dhe me kthim të perspektivës në Preshevë.

Mbledhjen zgjedhore në Miratoc e ka përshëndetur edhe kryetari i PVD-së, Riza Halimi, i cili ka thënë se në këtë takim zgjedhor kishte pjesëmarrje më masovike se vitet e kaluara.

“Këtu kemi një kombinim të shkëlqyeshëm të njerëzve me një përvojë të madhe të veprimit politik, të rinjve të cilët gjithashtu ishin në numër të madh prezent. Është një risi në këtë cikël të zgjedhjeve në PVD se kemi interesim edhe nga diaspora jonë”, u shpreh kryetari i PVD-së Riza Halimi, i cili me këtë kombinim të strukturave vendase, diasporës dhe të rinjve, mendon se do ta forcon subjektin e tij për tí fituar zgjedhjet e ardhshme lokale në Preshevë.

Partia për Veprim Demokratik në Preshevë këtë cikël të zgjedhjeve brenda partiake pritet ta përfundojë deri në fund të muajit shtator, derisa Kryesia e re do të zgjidhet gjatë muajit tetor.

Duhet theksuar se dega e PVD-së në Bujanoc ka përfunduar zgjedhjet në të gjitha njësitë e saj vepruese në këtë komunë. /Titulli.com/

Shiu përmbyt rrugët në Luginë (Foto)
Zëri i poetëve, zë poetik i paqes !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration