Hapja e vendkalimeve me Kosovën dhe Preshevën, premtime dhe vetëm premtime !?
Lokale

Hapja e vendkalimeve me Kosovën dhe Preshevën, premtime dhe vetëm premtime !?

27.Aug.2015 09:24
0
Funksionarët e BDI-së në poste të larta qeveritare në Maqedoni vazhdojnë akrobacionet e premtimeve, duke ditur se shumë projekte vazhdojnë të zvarriten dhe nuk arrihen të realizohen.

Kjo ka të bëjë me rrugën që lidh Kumanovën me Gjilanin, ku punimet kanë ngecur dhe nuk ka shanse që të realizohet projekti sipas premtimeve apo planifikimeve të bëra kohë më parë nga zyrtarët e kësaj partie.

Një problem i ngjajshëm i paaftësisë dhe zvarritjes është projekti i hapjes së pikëkalimit kufitar Llojan – Miratoc, ku pas disa dekadave nuk u arrit hapja e kësaj pike kufitare, edhe pse BDI për 14 vite e kishte pjesë të programit të saj zgjedhor.

Kanë vijuar dhjetëra fushata dhe premtime për banorët dhe nuk është realizuar asnjëherë hapja e pikës kufitare, të paktën për banorët e këtyre dy zonave që janë në lidhje të afërta miqësore dhe kalojnë mbi 30 kilometra përmes vendkalimit Tabanoc për të shkuar në fshatrat fqinje kufitare.

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nimetullah Halimi një nga funksionarët e BDI-së premton se kjo pikë do të ndërtohet shumë shpejtë dhe hapja e kufirit nuk është e largët.

“Ne si Ministri e kemi kryer punën tonë dhe rruga ka përfunduar së asfaltuari prej një viti e gjysmë, ndërsa për ndërtimin e objektit dhe aspektin tjetër teknik të pikës kufitare është kompetente Ministria e Pushtetit Lokal. Me sa kam dijeni unë edhe rregullimet ligjore duket se kanë përfunduar dhe ka mbetur që nga ana jonë të ndërtohet objekti që më pas të kemi edhe hapjen solemne. Edhe pse jemi të vonuar pak, lirisht mund të themi se vullneti ekziston mes dy qeverive, ndërsa ne si parti që kemi edhe Ministrinë e Pushtetit Lokal sigurisht që do ta mbajmë premtimin për hapjen e kësaj pike. Lirisht mund të them se koha nuk është e largët, jemi afër që kjo të realizohet”, theksoi për gazetën “KOHA” zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Nimetullah Halimi.

Edhe kjo deklaratë tregon se asgjë nuk ka nga ky projekt dhe bëhet fjalë për premtim që ndërlidhet me zgjedhjet e ardhshme të prillit të 2016. (INA)

Asociacioni, takim urgjent mes liderëve të Luginës (Foto)
"Vatra" kërkon dalje masovike në zgjedhjet e Medvegjës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration