Rreth 4.800 të papunë në Bujanoc, kafiteritë vendi për të kaluar kohën
Lokale

Rreth 4.800 të papunë në Bujanoc, kafiteritë vendi për të kaluar kohën

20.Jul.2014 12:54
0
Ndërmarrjet private janë shanse për të rinjtë, mirëpo ata dëshirojnë të punojnë në firmat shtetërore, aty ku nuk ka vende pune. Në Bujanoc të evidentuar në Entin për punësim të papunë janë rreth 4.800 njerëz.

Ka mbaruar viti shkollor. Të rinjtë e komunitetit shqiptar, serb e rom kohën e lirë e kalojnë në qendër të Bujanocit. Aty shoqërohen dhe shkëmbejnë përvojat. Kafiteritë janë i vetmi vend për të kaluar kohën.

“Dalim nëpër kafiteri, luajmë futboll me shokët, kam shokë edhe serb dhe rom, shoqërohemi edhe në Fejsbuk”, thotë Shefet Amidi nga Tërnoci.

“Përveç kafiterive, nuk ka ku të dilet, ndërsa vetëm një është i serbëve”,thotë Millan Stojanoviq nga Levosoja e Bujanocit.

“Aty te Shtëpia e Kulturës argëtohemi, ka muzikë, ndërsa shoqërohemi edhe me serb edhe me shqiptar, kurrë nuk kemi pas probleme”, thotë Igori nga Bujanoci.

Pa marrë parasysh ndryshimit të kulturës, gjuhës, traditave, ata i mundon i njëjti problem, mungesa e punës, aktiviteteve kulturore dhe klubeve.

“Na mungon teatri, kinemaja, klubet për të rinjtë. Këto në qytetet tjera janë ndërsa këtu jo“, thotë Bojana Mitiq nga Bujanoci, raporton RTS dhe TK.

Loran Memeti nga Osllara e Bujanocit shton se i’u mungon pishina për të notuar me shokët.

Papunësia dhe migrimi është problemi më i madh. Të rinjtë shqiptar dhe rom nga Bujanoci shkojnë më së shpeshti në diasporë, ndërsa serbët në Beograd dhe Nish.

“Për shkak të punës dalin jashtë vendit, sepse këtu nuk ka”, thotë Dushan Ivanovski nga Levosoja e Bujanocit.

“Do të mbaroj shkollën e mesme, ndërsa të lartën në Beograd dhe atje do të punësohem”, përgjigjet Angjella Mihajlloviq nga Bujanoci, transmeton Titulli.

“Të rinjtë rom jetojnë më keq, nuk ka punë e as të holla për shkollim”, thotë Lubisha nga Bujanoci.

Për të arritur ndalimin e migrimit të të rinjve, Zyra për të Rinj organizon kurse, trajnime dhe realizon projekte.

Vjollca Aliu, koordinatore e Zyrës për të Rinj në Bujanoc, thotë se të rinjtë kanë se ku të dalin, sepse kur është koha e mirë në qendër të Bujanocit edhe kafiteritë janë të mbushura, mirëpo nuk ka punë për ata.

“Më së shumti i mungojnë aktivitetet kulturore”, shton ajo.

Salla sportive i ka rreth 500 anëtar të regjistruar, të cilët merren me sporte të ndryshme, të cilat përfshijnë volejbollin, basketbollin, futbollin dhe ping pongun./Titulli.com/

QSA shtron "Iftarin e Solidaritetit" (foto)
Bujamin Xhemaili edhe më lartë, kalon tek Dinamo (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration