Bujamin Xhemaili edhe më lartë, kalon tek Dinamo (foto)
Lokale

Bujamin Xhemaili edhe më lartë, kalon tek Dinamo (foto)

20.Jul.2014 17:21
0
Golgeteri njëzet vjeçar Bujamin Xhemaili nga Bilaçi i komunës së Bujanocit karrierën e tij profesioniste në futboll do ta vazhdojë në klubin Dinamo të Vranjës.

Xhemaili sezonin e kaluara ishte pjesë e klubit futbollistik BSK nga Bujanoci që luante në rrethin e Nishit. Tani pas interesimit edhe arritjes së kontratës me KF Dinamo-n, ai me këtë klub do të jetë një ligë më lart, “Srpska liga”.

Ky sulmues i papërmbajtshëm dhe shumë i rrezikshëm në zonën kundërshtare, mbahet mend për golgeter duke arritur të shënojë euro gola, ndërsa nuk harrohen pesë golat e tij në ndeshjen kundër Pukovcit.

“Jam i kënaqur me kontratën e arritur, ndërsa nesër (të hënën) do të shkojmë për përgatitje në Vrnjaçka Banjë”, i tha Titullit futbollisti Bujamin Xhemaili, i cili njëherit theksoi se kontrata me klubin nga komuna fqinje është arritur për një sezon.

Me transferimin e ri, klubi futbollistik Dinamo nga Vranja në mesin e saj do të ketë pesë sulmues./Titulli.com/

Rreth 4.800 të papunë në Bujanoc, kafiteritë vendi për të kaluar kohën
Muhoci mban "Takimin e Vendlindjes", Malësia më 3 gusht
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration