Bujanocasi kapet me 52 kilogram kokainë në kufirin Kanada - SHBA
Lokale

Bujanocasi kapet me 52 kilogram kokainë në kufirin Kanada - SHBA

01.Aug.2015 21:12
0
Agjencia Kufitare Kanadeze e Shërbimit (AKKSH) ka njfotuar se ka bërë një ndalesë të madhe të drogës kokainë tek "Ambassador Bridge" në Windsor, Ontario të Kanadasë, në kufi me SHBA-në.

AKKSH ka thënë se një kamion me rimorkio është dërguar për një ekzaminimin të dytë ku personeli kufitar kanadez ku janë zbuluar 52 paketime (kilogram) me substancë narkotike kokainë brenda tre çantave të shpinës dhe të fshehura në zona të ndryshme të kamionit.

Zyrtarët, siç raporton CTV News, kanë konfiskuar drogën e gjetur dhe kanë arrestuar 26 vjeçarin, në incidentin e 27 korrikut, transmeton Titulli.com.

I ndaluari Lavdrim Mehmeti nga Scarborough, i cili besohet se është me prejardhje nga Komuna e Bujanocit, është ngarkuar me akuzën për transportim dhe posedim të kokainës për arsye trafikimi.

Mehmeti ka mbetur në paraburgim, ndërsa më 4 gusht do të dalë para gjykatësit, në Windsor.

Që nga janari i vitit 2014, AKKSH ka bërë 57 zbulime dhe konfiskime të kokainës, me një kombinim total të peshës prej 302 kilogramëve në rajonin jugor të Ontarios. /Titulli.com/

A do të mbijetojë koalicioni i tanishëm në Bujanoc?
Nga dita e sotme rryma më shtrenjtë për 12 përqind
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration