Vatra: Shqipëria dhe Kosova harruan fondin për Luginën
Lokale

Vatra: Shqipëria dhe Kosova harruan fondin për Luginën

31.Jul.2015 00:46
0
Lëvizja "Vatra" nëpërmjet një komunikate ka kritikuar dy qeveritë atë të Kosovës dhe të Shqipërisë se e kanë harruar Fondin për Luginën dhe nuk kanë zbatuar pikat nga rezoluta që është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Nga miratimi i rezolutës gjer tani ka pasur vetëm një shkëndijë në këtë drejtim ku qeveria e Kosovës në vitin 2014 ndau vetëm 100 mijë euro për këtë fond zhvillimor që u krijua në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ky fond nuk u bë fond përhershëm ashtu siç u kërkua në rezolutë por mbeti vetëm Ad-hoc dhe kjo shumë aq e vogël sa u dha nga dy qeveritë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u përdor dhe si adut tallës nga kryeministri Vuçiq gjate vizitës ne Preshevës ku tha: ‘ se ata të juajt nuk po ju dëgjojnë fare’”, thuhet në komunikatën e “Vatrës”.

Sipas kësaj Lëvizjeje nevojat e qytetareve të Luginës janë shume të mëdha, duke ditur diskriminim që po i bën regjimi i Serbisë tri komunave asaj të Bujanocit,Preshevës, dhe Medvegjës në ndarjet buxhetore duke i ndarë vetëm një shumë simbolike sa për të thëne në sytë e opinionit se “ja e dhe këtyre komunave ne i ndajmë buxhet” ka bërë që nevoja për investime nga Kosova dhe Shqipëria të jetë shumë e mirëseardhur dhe shumë jetike për këta banorë. /Titulli.com/

"Mungesën e maternitetit askush nuk e ka vuajtur më shumë se gratë shqiptare"
Gjysma e Bujanocit pa energji elektrike!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration