Lirohet nga paraburgimi djali i Jonuz Musliut
Lokale

Lirohet nga paraburgimi djali i Jonuz Musliut

29.Jul.2015 10:05
0
Pas një jave mbajtje në paraburgim është liruar Fatlum Musliu, djali i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliut.

Siç ka mësuar Titulli.com, Fatlumi është liruar dje (të martën) dhe tani gjendet në Konçul të Komunës së Bujanocit.

Ai ishte arrestuar më 22 korrik gjatë një aksioni të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ku përveç tij janë arrestuar edhe 12 persona të tjerë.

Përveç Fatlumit, nga i njëjti fshat për t’u mbrojtur në liri është lënë i lirë edhe qytetari me inicialet F.O.

Nga burime të besueshme mësohet se lirimi i Fatlum Musliut është bërë me depozitë në të holla.

Musliu ishte arrestuar në mëngjesin e 22 korrikut nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në aksionin për të luftuar tregtinë e paligjshme të mallrave me akcizë, duhan dhe prodhime të duhanit, në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri dhe Informim me urdhër të Prokurorisë për Krimet të Organizuara.

Familjarët kishin raportuar se me rastin e arrestimit të djalit të tyre është përdorur forcë e tepruar, “ndërhyrje brutale”, duke thyer e demoluar inventarin shtëpiak, ndërsa në të njëjtën kohë është kërkuar armatim. /Titulli.com/

Emigrantët dhe tregtia me njerëz
Kthehet në dialog çështja e sigurimit të veturave, dështoi Serbia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration