Kuvendi debaton për RTB-në, programi social temë e nxehtë
Lokale

Kuvendi debaton për RTB-në, programi social temë e nxehtë

30.Jun.2015 19:01
0

Në seancën e së martës të Kuvendit Komunal në Bujanoc, të thirrur për propozim vendimin mbi modelin e privatizimit dhe përgatitjen e masave për shkarkimin e subjektit të privatizimit RTV Bujanoci, u hapën debate që kishin të bënin me mënyrën e privatizimit, e sidomos programin social.

Me ndryshimet ligjore, mediat në pronësi të organeve shtetërore do t’i vazhdohet funksionimi deri në tetor, si pasojë edhe ato në Luginë të Preshevës do të kenë fatin e njetjë, përderisa të kalojnë në pronësi private.

Ajo që nxiti debat në mes këshilltarëve ishte programi social, të cilin e kanë nënshkruar 17 punëtorë të kësaj ndërmarrje, e të cilët mund të mos marrin paga edhe për muajt sa i është vazhduar funksionimi këtij mediumi.

Këshilltarët kërkuan ndërprerjen e programit social, ndërsa nga ana tjetër deputeti popullor Nenad Mitroviq ka kërkuar që ligji të zbatohet si në të gjithë mediat tjera të vendit.

Shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së Ragmi Mustafa, vendimin e sotëm e ka quajtur antiligjor, pasi një numër prej punëtorëve të cilët nuk kanë qenë të njoftuar me vazhdimin e afatit të privatizimit janë dëmtuar duke u paraqit në programin social, e të cilët tashmë nuk do të mund të marrin paga edhe për muajt në vijim, deri në fund të tetorit, raporton Titulli.com.

“Është e padrejtë për ata që kanë punu dhe kanë marrë vendim për programin social, e të cilët tashmë janë të dëmtuar”, u shpreh Mustafa, duke thënë se Kuvendi ka bërë sot qasje selektive.

I këtij mendimi nuk ishte kryetari i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu, i cili tha se “gjithçka është sjellë në mënyrë të përbashkët, jo selektive”.

Duke folur për shtyrjen e afatit, Musliu tha se nuk kanë pas njohuri për votimit apo jo në Kuvendin e Serbisë rreth shtyrjes së privatizimit.

“Për programin social as unë e as ti nuk jemi fajtorë”, i tha Musliu këshilltarit Mustafa.

I të njëjtit mendim me kryetarin e Kuvendit, ishte edhe këshilltari nga radhët e Partisë Demokratike, Hajredin Hyda.

“Nuk ka qenë qëllimi që të largohen, ndoshta mund të ndërpritet programi social”, ka thënë Hyda.

Në Radio Televizionin Bujanoci për program social janë paraqitur 17 punëtorë, përderisa 25 të tjerë nuk janë lajmëruar, e të cilët do të mund të llogarisin qëndrimin në këtë medium të paktën deri më 30 tetor të vitit 2015. /Titulli.com/

Fluks i madh refugjatësh në Preshevë (Foto)
Forca ushtarake me armatim të rëndë drejt bazës "Jug" në Bujanoc? (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration