Bujanoc: Fëmijët në pushime verore, ushtarët në objektet shkollore
Lokale

Bujanoc: Fëmijët në pushime verore, ushtarët në objektet shkollore

29.Jun.2015 15:44
0
Gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti do të ndryshojë infrastruktura në disa objekte shkollore në komunën e Bujanocit.

E gjithë kjo do të realizohet falë bashkëpunimit të Ushtrisë Amerikane, Gardës së Ohajos dhe Ushtrisë së Serbisë, ndërsa punimet është paraparë të kryhen midis datave 6 korrik dhe 25 gusht.

“ Është paraparë të rinovohen objektet e Çerdhes së fëmijëve në qytet “ Gëzimi ynë “, shkollës së muzikës, dhe tri shkollave fillore, “ Branko Radiçeviq “ në Bujanoc, “ Desanka Maksimoviq “ në Bilaç dhe “ Ali Bektashi “ në Nesalcë, sqaron Nexhat Behluli nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal i cili njëherit është i autorizuar nga ana e kryetarit të komunës së Bujanocit për koordinim midis administratës së kësaj komune dhe ushtrive të lartpërmendura.

Behluli thotë se me padurim pritet fillimi i këtij projekti ngase është i pari i këtij lloji dhe për shumëçka është specifik nga të tjerët.

Sipas kordinatorit Behluli punimet në renovimin e objekteve shkollore do të kryhen në disa faza, edhe atë sipas këtij sistemi: Ambasada Amerikane përmes personelit të saj do të merret me logjistikën, pjesëtarët e Gardës së Ohajos sigurojnë materialin ndërtimor dhe marrin pjesë në montim, kurse Ushtria e Serbisë do t’i kryej punët ndërtimore të profileve të ndryshme.

“ Gjatë periudhës 45 ditësh edhe në qytet do të vërehet një atmosferë ndryshe sepse qytetarët do të kenë rastin të shohin tri uniforma të ndryshme dhe rreth 100 ushtarë sa do të jenë pjesë e këtij misioni “, potencon ndër të tjera Behluli./Titulli.com/

Mësimi i gjuhës serbe në shkollat shqipe në Medvegjë (foto&video)
Trajnim i femrave në fushën e teknologjisë informative
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration