I arrestuari në Kumanovë, gjatë luftës në UÇPMB (Video)
Lokale

I arrestuari në Kumanovë, gjatë luftës në UÇPMB (Video)

25.May.2015 19:39
0
Një prej të arrestuarve gjatë luftimeve në Kumanovë, Ardijan Bujari, i cili vjen nga fshati Duhle i Suharekës, ka qenë ushtar edhe i UÇPMB-së në Luginën e Preshevës.

Bujari përveç luftës në Kosovë gjatë vitit 1999, ka vazhduar luftën edhe në Luginë të Preshevës, respektivisht në Komunë të Bujanocit. Ai shihet në dy video që qarkullojnë në YouTube.

Së pari Bujari shihet në grupin e ushtarëve që prisnin jashtë takimeve të Komandant Lleshit me palën serbe ku ndërmjetësues ishin ndërkombëtaret në krye me Peter Faith në Lluçan, transmeton Indeksonline.

Në videon e dytë ai shihet gjatë demilitarizmit të UÇPMB-së, kur si duket ai ka qenë i plagosur dhe ngrihet në këmbë me ndihmën e dy shokëve të tij.

Sipas Indeksonline, gjatë 9 majit, në luftimet në Kumanovë, ai u arrestua nga trupat maqedone dhe shihet qartë në videon e publikuar nga Policia e Maqedonisë./Titulli.com/

Shiko VIDEON në minutën 20:54

 
 
 
"Vizita e ministrit Bajrami në Luginë, hap rrugën për dialog mes ministrave" (Foto & Video)
Akademia përkujtimore përmbyll manifestimin "Ditët e Komandant Lleshit" (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration