TK ndan bursa për regjistrim në Fakultetin Filologjik "“ Katedra e Albanologjisë
Lokale

TK ndan bursa për regjistrim në Fakultetin Filologjik "“ Katedra e Albanologjisë

22.May.2015 17:02
0
Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për regjistrim në studime në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit dhe Universitetit të Beogradit, Fakulteti Filologjik "“ Katedra e Albanologjisë.

Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhshmëri me prioritetet e definuara, e veçanërisht duke u përpjekur të përmirësojë kualitetin e arsimimit në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shpallë konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinjtë me vendbanim në komunën Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Qëllimi i ndarjes së bursave është sigurimi i kushteve për arsimim të mëtutjeshëm dhe avancim profesional, duke ofruar mbështetje materiale për shpenzimet e studimeve gjatë studimeve themelore akademike, thuhet në konkursin e hapur të këtij organi shtetëror.

“Shpenzimet e cekura në radhë të parë kanë të bëjnë me shpenzimet për banim (akomodim privat ose në konvikte), shpenzimet për ushqim, udhëtim, blerjen e teksteve dhe shpenzimet tjera që kanë të bëjnë me studimet”, shkruhet në konkurs, transmeton Titulli.com.

Të drejtë paraqitje në këtë konkurs kanë nxënësit të cilët e kanë mbaruar shkollën e mesme dhe të rinjtë tjerë deri në moshën 22 vjeçare, që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe të cilët plotësojnë kushtet e ardhshme formale të konkursit.

Shuma neto e bursës së miratuar prej 45.000,00 dinarëve paguhet për vitin aktual të studimeve në 9 këste mujore, duke filluar nga tetori i vitit 2015. Bursat do të paguhen në llogarinë bankare të shfrytëzuesit të bursës.

Afati për paraqitje në konkurs është 8 ditë dhe fillon nga dita e parë e shpalljes së konkursit në gazetën ditore Politika e cila mbulon tërë territorin e Republikës së Serbisë./Titulli.com/

Kliko KËTU për informacione më të detajuara.

Arrihet marrëveshja, Medvegjës i hapet kufiri
26 mijë euro për sinjalistikë rrugore! (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration