Gjilani, investime infrastrukturore deri në kufi me Preshevën
Lokale

Gjilani, investime infrastrukturore deri në kufi me Preshevën

21.May.2015 09:04
0
Drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike, Infrastrukturë, dhe Banim, Sokol Haziri, me bashkëpunëtor, kanë ndjekur nga afër, punimet që janë duke u kryer në rregullimin e rrugëve të rendit të tretë në brezin kufitar, respektivisht në fshatin Muçibabë dhe rrugët lidhëse si ajo në drejtim të Depcës, Burincës, lagjes së Zekbashëve etj, vedbanime që kufizohen me Komunën e Preshevës.

Me këtë rast drejtori Haziri, ka thënë se janë të përqendruar që investimet e Komunës në infrastrukturë, përpos qëllimit që kanë për një lëvizje më të lehtë të qytetarëve të ndikoj edhe në kthimin e të zhvendosurve dhe zhvillimin e këtyre pjesëve.

“Jemi duke trajtuar me zhavorr rrugët e rendit të tretë në disa pika nëpër Komunën e Gjilanit, por me intensitet të shtuar jemi duke punuar në rrugët e fshatrave të brezit kufitar siç është fshati Muçibabë, Burincë dhe rrugën e cila është në drejtim të Depcës, që deri tek pika kufitare me Komunën e Preshevës. Kështu jemi duke punuar në realizimin e premtimit të kryetarit Haziri, të rregullimit të rrugëve, ujësjellësit, kanalizimit dhe ndriçimit publik”, tha ndër të tjerash drejtori Haziri, duke shtuar se këto ndërhyrje, kanë bërë që të ndryshoj pamjen për së miri ky fshat dhe të tjerat në këtë pjesë.

Ai ka potencuar se të gjitha rrugët në këtë pjesë, dhe rrugët tjera të kësaj natyre do të trajtohen, ndërsa në të ardhmen do të punohet që një pjesë e tyre edhe të asfaltohet.

Komuna e Gjilanit është duke punuar në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore në gjitha hapësirën e saj, ngase gjendja në rrugët e Gjilanit është shumë e vështir dhe kërkon një trajtim me këtë dinamikë në mënyrë që të arrihet të preken të gjitha pjesët e Gjilanit me investime.

Banorët e kësaj pjese kanë dhënë falënderimet e tyre, për punën e madhe dhe shumë të mirë që është duke u bërë në këtë pjesë, pothuajse të harruar./2L ONLINE/Titulli.com/

Karaçeva rrezikon të shndërrohet në një Kumanovë të dytë!
Ndalohen 11 migrantë, një shqiptar i arrestuar në Miratoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration