Bujanoc: Ambasadori i SHBA-së ndanë certifikatat për gjeneratën e tretë të YouthBild (foto)
Lokale

Bujanoc: Ambasadori i SHBA-së ndanë certifikatat për gjeneratën e tretë të YouthBild (foto)

10.Jul.2014 19:01
0

Gjenerata e tretë e programit YouthBild sot është pajisur me certifikata për programin përmes të cilit janë marrë aksione të ndryshme vullnetare në të mirë të ambientit dhe qytetarëve.

41 të aktivistë, shqiptar, serb, romë , boshnjak ishin pjesëtarë të gjeneratës së tretë të programi “YouthBild” i realizuar nga organizata joqeveritare “Iniciativa Qytetare” me ndihmën e  USAID-it amerikan, Caritas-it nga Luksemburgu, YouthBild Internacional, qytetit të Vranjës dhe komunave Bujanoc e Preshevë.

“Erdha këtu që në njëfarë mënyre t’ia pranojë këtyre të rinjve pasi ata janë pjesa më e rëndësishme e çdo shoqërie. Këtu kemi të bëjmë me një rast specifik, këtu kemi të rinj që kanë bashkëpunuar e që vijnë nga bashkësi të ndryshme, pra të rinjtë romë, shqiptarë, serb dhe boshnjak, të cilët bashkarishtw kanë punuar në një projekt që përmirëson kushtet në shoqërinë e tyre.”, tha ambasadori amerikanë në Beograd Michael Kirby, para ndarjes sw certifikatave nw Bujanoc, raporton Titulli.

Ambasadori matej shtoi se Agjencioni Amerikan për Zhvillimi Ndërkombëtare (USAID) me ndihmën e Caritas-it si dhe me iniciativat qytetare është edhe një shembull i partneritetit të mirë në këtë bashkëpunim.

Shefi i Caritas-it të Luksemburgut, zyra regjionale në Vranjë, Predrag Ranjiq ka uruar të rinjtë për aksionet e tyre të realizuara në këtë rajon.

“Do t’iu kisha falënderuar të gjithë atyre që janë angazhuar për realizimin e këtij projekti. Nuk ka qenë e vështirë që nga Caritasi të vendosim vazhdimin e bashkëpunimit me ‘Iniciativën Qytetarë’, ata thjesht kanë ofruar diçka që ka qenë e pamundur të refuzohet”, ka thënë Ranjiq duke menduar në qëllimin e mirë që kishte projekti në fjalë.

“Ky projekt është duke u bërë në 15 shtete të botës, ekziston që 30 vite. Deri më tash në këto projekte kanë marrë pjesë rreth 98 mijë të rinj dhe jo rastësisht ambasadori ju drejtua të rinjve. Para se të fillojmë këtë ceremoni unë thash se ne të kaluarën nuk do ta harrojmë por të ardhmen do ta ndërtojmë në shtylla të reja”, tha në këtë manifestim kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Nga ana tjetër edhe kryetar i komunës së Preshevës përshëndeti këtë organizim, duke thënë se komuna që ai drejton edhe në të ardhmen do të jap përkrahjen për projekte të ngjashme.

“Edhe komuna e Preshevës i është bashkangjitë aksionit, përkatësisht gjithë donatorëve tjerë në mënyrë që të ndihmojë këtë iniciativë qytetare nga vetë fakti se edhe ne jemi qytetarë. Vendi, suksesi është i juaji, nuk është i kryetarëve. Ne nuk mund të jemi kryetar pa qytetarë, por edhe vetë kryetarët janë qytetarë.”, u shpreh kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Ai matej shtoi se “këto aktivitete që kanë bërë ndryshime në infrastrukturën e institucioneve dhe komunave ku është ndërtuar qoftë edhe një shkallë e vogël, ka pas karakterin e ndryshimeve pozitive”.

Vlen theksuar se në manifestimin e sotëm krahas ambasadorit të SHBA-së dhe kryetarëve të komunave Bujanoc e Preshevë, përfaqësues nga Vranja, kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, morën pjesë edhe përfaqësues të bizneseve nga Lugina që kanë ndihmuar organizatën në realizimin e projektit.

Kjo është gjenerata e tretë e cila kryen me sukses programin YouthBild, ndërsa ajo që u tha sot në prezantim është se do të vazhdohet me YouthBild 4.

Në kuadër të programit YouthBuild – Të rinjtë e edukuar dhe aktiv, grupi multietnikë gjatë pesë muajve sa ka zgjatur programi, çdo ditë kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara në qendrën e trajnimit në Bujanoc ku ata mësuan se si të punësohen, të fillojnë biznes dhe të jenë aktiv në komunitet .

Gjuha angleze, shkathtësitë e komunikimit, teknologjia informative dhe marketingu gjithashtu kanë qenë tema gjatë trajnimeve të përditshme e pjesëmarrësve të fundit në përputhje me kërkesat e tregut të punës./Titulli.com/

Bursa shkollimi për femra në Turqi, të paraqiten të interesuaret nga Lugina
Xhamia po rinovohet, që dy vite pa energji elektrike (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration