KKSH, takim me drejtorët e shkollave (Foto)
Lokale

KKSH, takim me drejtorët e shkollave (Foto)

06.May.2015 15:12
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), me ftesë të kryetarit Jonuz Musliu, u mbajt mbledhje e dytë e përbashkët me të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe.

Në këtë mbledhje u diskutua rreth rezultateve të provimit provues përfundimtar dhe parapërgatitja për vizitën studimore të nxënësve dhe mësimdhënësve në Republikën e Shqipërisë.  Ndër të tjera u diskutua edhe për rrjedhat e fundit në arsimin në Luginën e Preshevës.

Pasi drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe paraqitën problemet dhe sfidat me të cilat u përballen shkollat provimit provues përfundimtar, kryetari Musliu theksoi “nevojën e avancimit të arsimit shqip jo vetëm me tekstet shkollore, planë-programet mësimore etj., por edhe me kualitetin e mësimdhënies, duke qenë një avangardë që duhet të përballet me sfidat e së ardhmes”.  

Në kumtesën e KKSH-së lëshuar pas kësaj mbledhje theksohet se “janë nxjerr konkluzionet e përbashkët për standarde të njëjta të organizimit dhe mbajtjes së provimeve provuese përfundimtare dhe kishin ndërmarr të gjitha masat për parandalimin e dukurive shëmtuese si kopjimi, me qëllim të inkurajimit të vlerave reale me rezultate reale”.

Drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe konkluduan se rezultatet nga mbajtja e provimeve provuese përfundimtare kanë pasqyruar nivelin e përgatitjes së nxënësve shumë më real se viteve tjera në nivel të Luginës së Preshevës.

Ndërsa, sa u përket vizitën e nxënësve dhe mësimdhënësve për vizitë studimore në Republikën e Shqipërisë u dakorduan që të formohet grupi prej 15 nxënësve më të mirë të shkollave të mesme dhe fillore me mësim në gjuhën shqipe të shkollave në komunën e Preshevës dhe në komunën e Bujanocit, ndërkaq 4 nxënës më të mirë të shkollave të mesme dhe fillore me mësim në gjuhën shqipe të shkollave në komunën e Medvegjës të përcjellur nga mësimëdhënisit më të dalluar. /Titulli.com/

Kamberi në Parlamentin e Serbisë, kërkon të drejtat e shqiptarëve të Luginës
Nisin punët për transferstacionin e mbeturinave (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration