KKSH, shkollave: Përgatituni për provime, parandaloni kopjimin
Lokale

KKSH, shkollave: Përgatituni për provime, parandaloni kopjimin

24.Apr.2015 11:09
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), me ftesë të kryetarit Jonuz Musliu, u mbajt mbledhje e përbashkët me të gjithë drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe.

Temë diskutimi gjatë takimit, sipas kumtesës së KKSH-së, ishte informimi rreth rrjedhave të arsmit në Luginën e Preshevës e në veçanti parapërgatitjet për organizimin e provimeve provuese përfundimtare.

“Pasi drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe paraqitën problemet dhe sfidat me të cilat po përballen shkollat, kryetari Musliu i njoftoi për takimet që kishte me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës për zgjidhjen e problemit të teksteve për shkolla fillore, të mesme dhe atyre të shkollimit të lartë”, thuhet në kumtesën e lëshuar sot, për takimin i cili u mbajt dje, të enjten, transmeton Titulli.com.

KKSH thekson se në fund është nxjerrë një konkluzion i përbashkët për standarde të njëjta të organizimit dhe mbajtjes së provimeve provuese përfundimtare dhe ndërmarrjen e masave rreth parandalimit të dukurive shëmtuese si kopjimi, me qëllim të inkurajimit të vlerave reale me rezultate reale. /Titulli.com/

Zihen në të "zezë" 62 punëtorë në Bujanoc
23 vjeçari nga Letovica ndërron jetë në Zvicër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration