Ndeshje futbolli në kujtim të Rexhës
Lokale

Ndeshje futbolli në kujtim të Rexhës

20.Apr.2015 20:36
0

Në stadiumin e klubit futbollistik Tërnoci, të martën, 21 prill, me fillim në orën 15h do të zhvillohet ndeshje miqësore në mes të klubit vendas dhe atij nga Shkupi.

Siç njofton KF Tërnoci, ndeshja do të zhvillohet në mes të klubeve pioniere KF Tërnoci dhe KF Shkupi, në kujtim të humanistit, veprimtarit dhe trajnerit Rexhep Adili, transmeton Titulli.com.

“Punën e tij të palodhur gjate tërë jetës, sot po e shijojmë ne. Do të jemi krenarë gjatë tërë jetës që kemi punuar me ty, jo vetëm si trajner, por edhe si person. Çdo sukses i KF Tërnocit lidhet me punën e Rexhep Adilit. Na mungon treneri ynë, njeriu i cili na dha kurajë ne kohët më të vështira që ka përjetuar vendi jonë”, thuhet në njoftim e klubit nga Tërnoci.

Duhet theksuar se veprimtari Rexhep Adili, që nga viti që ndërroi jetë, përkujtohet nga tërnocasit dhe qytetarët e vendbanimeve përreth. /Titulli.com/

Dragan Veliçkoviq: Nuk po i pasivizojmë vendbanimet shqiptare
Stankoviq-Franken: Në 2014-n numri i azilkërkuesve nga Lugina në rënie
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration