Zëvendësministri Ilazi viziton Luginën, Kosova me qasje të papërgjegjshme ndaj shqiptarëve këtu
Lokale

Zëvendësministri Ilazi viziton Luginën, Kosova me qasje të papërgjegjshme ndaj shqiptarëve këtu

20.Apr.2015 19:16
0

Një delegacion nga Ministria e integrimit Evropian të Kosovës ka qëndruar në Luginë të Preshevës dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues lokal të institucioneve, deputetin popullorë me të cilët është biseduar për pozitën e shqiptarëve këtu dhe proceset integruese evropiane.

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi i shoqëruar dhe nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Vladet Sadiku vizitën e filluan në komunën e Bujanocit.

Gjatë takimit me kryetarin Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Jonuz Musliun u bisedua për forcimin e bashkëpunimit rajonal në kontekst të procesit të integrimit evropian, me ç’rast u konstatua se Serbia dhe Kosova kanë një të ardhme të përbashkët në kuadër të Bashkimit Evropian.

“Kjo është vizita e parë në Luginë të Preshevës nga një anëtarë i ekzekutivit të Qeverisë së Kosovës, për çfarë ne falënderuam zv/ministrin Ilazi dhe i shprehëm mirënjohje për interesimin e tij edhe rreth këtij rajoni” theksoi kryetari Musliu. 

Ramadan Ilazi nuk është prezantuar para mediave, ndërsa në takimin me kryetarin e komunës së Bujanocit , Nagip Arifi është vlerësuar se projektet që do të promovojnë bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve që jetojnë në të dy vendet do të kontribuojnë në përafrimin edhe më të madh kulturor, ekonomik dhe social.

Deputeti popullorë në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi delegacionin nga Kosova e priti në selinë e Partisë për Veprim Demokratik dhe shprehi shqetësimet e tij për pozitën aktuale të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Gjithashtu Kamberi ia prezantoi edhe planin shtatë-pikësh të dorëzuar në qeverinë e Serbisë në Beograd si  dhe avancimin e Serbisë drejtë integrimeve evropiane, e nga të cilat duhet të plotësoj kriteret e respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare.

Ilazi është pritur edhe nga kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa i cili ka kërkuar që nga fondet e bashkimit evropian të përshihet në projekte edhe Lugina.

Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile në Preshevë vizitën e sotme e sheh si një qasje krejtësisht të papërgjegjshme ndaj shqiptarëve të këtij rajoni.

“Personalisht mendojë që vizitat e tilla realisht me shumë behën për konsum të brendshëm të politikave ditore të Kosovës. Gjithashtu dua të theksojë se edhe politika lokale këtu nuk ka arrit të luaj rolin e saj pozitivë në raport me institucionet e Kosovës.

Kohëve të fundit janë shtuar vizitat në Luginë të Preshevës nga  delegacione të ndryshme të Kosovës, ndërsa vlen të theksohet se vizita e Ramadan Ilazit nuk është prezantuar në faqen zyrtare të Ministrisë për Integrim Evropian të Kosovës, ndërsa deri më tani nga vizitat e ndryshme të delegacioneve nga Kosova nuk është bërë diçka konkrete për Luginën e Preshevës./Titulli.com/

Shqiptari nga Lugina kapet duke kontrabanduar një motoçikletë!
Dragan Veliçkoviq: Nuk po i pasivizojmë vendbanimet shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration