Llojani proteston, hapeni kufirin me Luginën ose ja bllokuam autostradën dhe kufirin në Tabanoc (Video)
Lokale

Llojani proteston, hapeni kufirin me Luginën ose ja bllokuam autostradën dhe kufirin në Tabanoc (Video)

19.Apr.2015 13:28
0

Banorët e fshatit Llojan janë kërcënuar se do ta bllokojnë autostradën dhe kalimin kufitar në Tabanoc nëse për një kohë të shkurtër nuk hapet kufiri Llojan-Miratoc.

Llojanasit protestuan të shtunën në vendin ku duhet të hapet kalimi kufitar. Kryetari i Bashkësisë Lokale dhe këshilltarja e BDI-së në Komunë të Likovës thanë se tanimë janë përmbushur të gjitha kushtet të cilat ishin vendosur për hapjen e kufirit, përfshirë edhe asfaltimin e rrugës.

Banorët e Llojanit thanë se mos-hapja e kufirit i ka mbajtur ata të ndarë nga bashkë-familjarët e tyre në Preshevë, me vite të tëra pasi siç shprehen, mbi 80 për qind e banorëve kanë lidhje familjare me fshatin Miratoc dhe Luginën e Preshevës.

Fshati Miratoc nga ana e Serbisë është vetëm dy kilometra larg fshatit Llojan, ndërsa banorët e Komunës së Likovës detyrohen të udhëtojnë shumë kilometra për të vizituar familjet e tyre. Ky kalim kufitar ishte mbyllur në fillim të viteve të 90-ta./Arben Zeqiri-Alsatm/Titulli.com/

VIDEO 

 

Halit Azemi "konfrontohet" me EULEX-in për rastin e Dobrosinit
"Sara, do të na mungosh", me lot në sy përcillet për në banesën e fundit (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration