Qeveria e Serbisë, 7 mijë euro për një vend pune në Luginë
Lokale

Qeveria e Serbisë, 7 mijë euro për një vend pune në Luginë

31.Mar.2015 14:26
0

Pas një pauze gati dy vjeçare , Qeveria e Serbisë ka fuqizuar urdhëresën për subvencionimin e investitorëve për hapjen e vendeve të reja të punës. Kjo urdhëresë e Qeverisë vlen nga 27 mars i këtij viti.

Urdhëresa më e re e Qeverisë në Beograd tani nënvizon se përfituesit e subvencioneve për hapjen e vendeve të reja të punës do të jenë të barabartë, si investitorët e jashtëm poashtu edhe ata vendor. Zbatues të urdhëresës, paralelë do të jenë Ministria e Finansave dhe Ministria e Ekonomisë.

Sipas koordinatorit për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Bujanoc, Nexhat Behluli, përparësi subvencionimi do të kenë ndërmarrjet të cilat investojnë në këto veprimtari: Prodhim (të gjitha produkteve ushqimore, bujqësisë, tekstilit, drurit, plastikës, aluminit, teknologjisë, transportit si dhe të gjitha shërbimet që destinacion kanë tregtinë dhe eksportin në tregun e jashtëm, poashtu edhe projektet tjera strategjike).

“Ajo që këtë urdhëresë e dallon nga ato të mëparshmet është se investitori mundet të zgjedhe subvencionin, sipas numrit të vendeve të reja që i krijon ose vlerën financiare vetanake që e ka vendosur ta investoje”, shprehet për Titullin, Behluli.

Sipas tij, vlera financiare që do të subvencionohet për një vend të ri të punës në komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë është deri në 7.000 euro , kurse për ato komuna më të zhvilluara (si Beogradi, Novi Sadi, Nishi etj.) deri në 3.000 euro.

Për tëfituar nga subvencioni i Qeverisë, investitori, qoftë i huaj apo nga vendi, duhet të investojë minimum 250.000 euro, ndërsa numri i punëtorëve nuk guxon të jetë më i vogël se 35.

Me këtë urdhëresë është paraparë që paga e punëtorëve të jetë për 20 përqind më e lartë se mesatarja në Serbi. Për të përfituar nga ky program, kompania veprimtarinë e vet duhet ta ketë aktive tre vitet e fundit, pa shkëputje.

Gjatë realizimit të këtij projekti, Qeveria Serbe ka paraparë edhe subvencione tjera speciale si : Krijimi i deri 100 vende të punës t’i mbuloje 15 përqind të investimeve, deri në 200 vende të punës deri më 30 përqind të investimeve.

Koordinatori për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Bujanoc, Nexhat Behluli, të interesuarit për këtë program i fton që informacionet më të detajuara t’i marrin në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal. /Titulli.com/

Musliu: Isufi, Ambasador i Luginës së Preshevës (Foto)
Breznica me turnir futbolli në përvjetorin e dëshmorëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration