Partia e re "zbarkon" në Luginë, akuzon udhëheqësinë e Bujanocit për keqmenaxhim (Foto dhe Video)
Lokale

Partia e re "zbarkon" në Luginë, akuzon udhëheqësinë e Bujanocit për keqmenaxhim (Foto dhe Video)

06.Mar.2015 22:28
0

Komunës së Bujanocit dhe Preshevës i është shtuar edhe një parti politike e cila për dallim nga subjektet e tjera një nacionale, Partia Republikane përbëhet nga pakicat hungareze, shqiptare, kroate, rome dhe kombësi të tjera.

Ky subjekt i ri në Bujanoc e Preshevë, i cili filloi së vepruari nga dita e sotme (e premte), do të drejtohet nga shqiptarët e këtyre komunave, ku në Bujanoc do të koordinohet nga Avdil Ramadani, ndërsa në Preshevë, Driton Ajeti.

Të dy këta drejtues të subjektit të ri janë dakorduar me statutin e Partisë Republikane (PR)me angazhimin që do të ketë për zgjidhjen e problemeve të pakicave në Serbi, si të hungarezëve, kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve, maqedonasve, malazezëve, romëve rusëve, vllahëve etj.

“Partia republikane ka një potencial të madh dhe kjo u quajtë ‘Jugosllavia në miniaturë’. Republikanët e kanë marrë përsipër të jenë themeli i ndryshimit në jetën shoqërore politike, prandaj ne ju kemi bashkangjitur atyre”, tha Avdil Ramadani, drejtuesi i kësaj partie të re në Bujanoc, raporton Titulli.com.

“Partia Republikane e cila drejtohet nga kryetari i saj ambiciozë ka një program dhe statut të shkëlqyeshëm për ofrimin dhe zgjidhjen e problemeve praktike të pakicave kombëtare pa dallime. Ne kemi besim të plotë se me një angazhim të përbashkët rreth Partisë Republikane me në krye Nikolla Sandulloviq kryetar, do të ndryshojmë statusin politik të pakicave kombëtare në Serbi, komfort standardeve Evropiane”, u shpreh Driton Ajeti, drejtues i kësaj partie në Preshevë.

Kryetari i PR-së, Nikolla Sandulloviq, kryetar i qëndrimeve të forta dhe me një përvojë 26 vjeçare në politikë, tha se është i edukuar në frymën demokratike dhe në këtë frymë do të veprojë.

“Ajo që mua më pengon personalisht dhe bashkëpunëtorët e mi është shprehja ‘pakica’.  Me hyrjen në Qeveri punën e parë që do të bëjnë Republikanët do të kërkojmë ndryshimin me  ligj të fjalës ‘pakica’.  A nuk është kjo degraduese. Në të gjithë shoqëritë normale dhe shtetet e mëdha nuk kam vërejt se dikush thirret pakicë, mirëpo kam arritur t’i dëgjojë të ftohen qytetarë të Amerikës, përkatësinë nacionale, por nuk i kam dëgjuar të quhen pakica”, u shpreh kryetar i Partisë Demokratike Nikolla Sandulloviq.

Nikolla Eriq, anëtar i Kryesisë së PR-së mori duartrokitje të qytetarëve prezent kur tha se nuk ma lejon edukata që t’ju thërrasë pakicë kombëtare, “ju për mua jeni popull, qytetarë të Bujanocit të gjithë të njëjtë dhe të gjithë të barabartë”.

Ai me këtë rast tha se nuk kemi ardhur këtu që t’ia vjellim votat, pasi secili që vjen në fushat parazgjedhore vjen pak që t’ju shohë dhe t’ju gënjejë.

“Ata vijnë të ju gënjejnë dhe t’ua vjellin votat. Ata dëshirojnë që atë votë që e keni të ja marrin përmes tre apo katër fjalive”, u shpreh Eriq, raporton Titulli.com.

Anëtari i kryesisë së PR-së u ndal edhe tek puna e pushtetit lokal në Bujanoc, ku tha se në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal kanë shkarkuar anëtarët e Këshillit të shkollave dhe kanë emëruar të rinj.

“Mendojë që i kanë vendosur të vetët, në Bujanoc si në pjesët e tjera të Serbisë sigurisht se për shkak të nivelit të shkollimit dhe dijes nuk do të përparoni. Ecin para vetëm ata me librezë partiake”, u shpreh Eriq.

Ai gjithashtu theksoi se në seancën e Këshillit Komunal të datës 12 shkurt është sjellë propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për subjektet politike në Bujanoc për këtë vit.

“Nga buxheti së pari mjetet i kanë drejtuar për vete, mendoj se juve nuk ju kanë pasur në mëndje. Kryetarit Arifi iu kanë drejtuar me kërkesa 48 qytetarë dhe askush nuk ka fituar mjete, mirëpo ata kanë marrë mjete për punën e tyre. Pra ata kanë marrë mjete që të ju gënjejnë, ndërsa juve nuk jua japin një ndihmë”, nënvizoi Nikolla Eriq.

Para të pranishmëve sot u paraqit edhe Ezika Popov, anëtare e Kryesisë së Partisë Republikane, hungarezja e cila është deputete dhe ka lëshuar Partinë Përparimtare Serbe të Alleksandar Vuçiq, për t’iu bashkuar Partisë Republikane.

“Pas njohjes me statutin, planin e punës dhe programin e kam gjetur veten këtu, pasi anjëherë më mirë nuk ishte për mua në jetë derisa ishim të gjithë në një Jugosllavi më të madhe, por tani më të vogël, dhe shpresojë se do ta kemi sërish”, u shpreh Popov.

Në tubimin e sotëm të Partisë Republikane që u mbajt në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, morën pjesë dhjetëra qytetarë të kombësive të ndryshme, duke filluar me shqiptarë, hungarezë, kroatë e romë.

Vlen theksuar se ky subjekt i ri i cili që nga sot do të veprojë edhe në Luginë të Preshevës, ka të anëtarësuar mbi 100 mijë qytetarë.  Kjo parti politike, sikurse ato të subjekteve tjera të pakicave etnike, për t’u bërë pjesë e parlamentit republikan duhet të kalojnë pragun zgjedhor prej 0.4 % në shkallë kombëtare dhe jo 5 % siç është për partitë nacionale serbe. /Titulli.com/

 
 
Fondi Humanitar për Malësinë e Bujanocit kërkon mbështetje për rrugën Zarbicë-Muhoc
"Pushtetet në Luginë të paafta dhe të dështuara" (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration