Ilmi Ibrahimi kthehet drejtor me masa të dhunshme
Lokale

Ilmi Ibrahimi kthehet drejtor me masa të dhunshme

17.May.2013 22:40
0
Këshilli i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc pas mbledhjes maratonë ka shkarkuar ushtruesin e detyrës së drejtorit, Zejni Fejzullahun, për të emëruar në këtë post ish drejtorin Ilmi Ibrahimin Deri te ndryshimi i ushtruesit të detyrës  erdhi pas ndryshimit të anëtarëve të Këshillit të shkollës nga ana e Ministrit së Arsimit me propozimet e dërguara nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Mbledhja filloi në orën 15:30 dhe në vendimin e marrur për shkarkim të Fejzullahut, nga nëntë anëtarë, pesë votuan për shkarkim dhe katër ishin kundër. Titulli ka mësuar se në mbledhje pati debate sidomos nga tre anëtarët e rinj të dërguar me masa të dhunshme nga Ministria e Arsimit e Serbisë, të cilët me çdo kusht dëshironin vendosjen e drejtorit nga subjekti i tyre politik. Lidhur me ndryshimet eventuale të drejtorëve në shkollat shqipe të komunës së Bujanocit, ditë më parë për Titullin u prononcua kryeshef i Drejtoratit për Çështje Publike dhe Veprimtari Shoqërore, Arbër Pajaziti, i cili tha se ato do të jenë afatshkurta. “Nëse vjen deri te ndryshimi i ndonjë drejtori atëherë mandati i drejtorit të ri do të jetë maksimum një muaj”, u shpreh Pajaziti, duke nënvizuar se këshilli është i dhunshëm, ndërsa procedurat vetëm se kanë filluar për ndryshimin e këtyre anëtarëve të emëruar nga Ministria e Arsimit. Ilmi Ibrahimi ishte shkarkuar nga posti i drejtorit të shkollës me shumicë votash të anëtarëve të mëhershëm të këshillit të shkollës. Edhe pse Ibrahimi nuk deshi ta lë karriken e drejtorit, me përmbushjen e afateve ligjore, më 18 mars u detyruar ta lëshojë këtë post. Nga ajo kohë e deri më sot drejtimin e shkollës e mori profesori shumëvjecar në këtë institucion arsimor, Zejni Fejzullahu./Titulli.com/
LPD - UDSH-së: Merreni më akuza të pabaza dhe shpifëse
UDSH: Jonuz Musliu alias “Rrahmon Morina”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration