Gjermani: Shqiptari vret ish-gruan e tij
Rajoni dhe Politika

Gjermani: Shqiptari vret ish-gruan e tij

23.Jan.2023 09:05
0

Një shqiptar dyshohet se e ka vrarë ish- gruan e tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të shtunen në Gjermani, në fshatin Markdorf në Baden Wurttenberg.

47-vjeçari kishte shkuar në vendin e punës tanimë të së ndjerës.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, bëhet e ditur se burri kishte qenë i dehur kur e kishte qëlluar 44-vjeçaren.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, u bë e ditur nga një komunikatë e përbashkët e Policisë së Ravensburgut dhe prokurorisë së Konstanzës, përcjell Klankosova.tv

Organet e rendit bëjnë të ditur se po punohet për zbardhur krimin.

Sipas tyre, dyshohet se ngjarja ishte parë nga ana e dëshmitarëve, por se ishin larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.

Policia i fton të gjithë ata që kanë informacione lidhur me ngjarjen që të japin ndihmën e tyre lidhur me rastin.

Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Motivet e ngjarjes tragjike ende mbeten të paqarta, përcjell Klankosova.tv

Në Beograd shfaqen posterë ku thuhet se Zelensky "është terrorist i NATO-s"
Klubi i futbollt për femra në Bujanoc dhe Preshevë shënon fitore në Majdanpek të Serbisë (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration