Genta në Preshevë e Bujanoc, në fushatën përmbyllëse të PVD-së (video)
Zgjedhjet Parlamentare

Genta në Preshevë e Bujanoc, në fushatën përmbyllëse të PVD-së (video)

12.Mar.2014 20:56
0
Partia për Veprim Demokratik (PVD) pas fushatës parazgjedhore të mbajtur në vendbanime të ndryshmet të komunës së Preshevës dhe Bujanocit, nesër (të enjten) do të mbajë edhe tubimet përfundimtare, duke respektuar heshtjen parazgjedhore. Fushata e PVD-së filloi më 5 mars ndërsa do të përmbyllet të enjten më (13 mars) në dy tubime qendrore, atë në Preshevë në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” që fillon nga ora 13h dhe në Bujanoc në sallën e sportit “Rinia” nga ora 15h. Gjatë kësaj periudhe udhëheqësia e PVD-së me kandidatët për deputet është takuar me simpatizantë dhe banorë të fshatrave: Bilaç, Tërrnavë, Zhunicë, Leran, Tërnoc, Lluçan, Rahovicë, Miratoc, Breznicë, Muhoc, Samolicë, Raincë, Corroticë, Nesalcë, Letovicë dhe në njësitë e Preshevës, raporton Titulli. Në këtë turne subjekti pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare që mbahen më 16 mars në Serbi ka prezantuar programin e saj para elektoratit. Të enjten, pas mbajtjes së tubimeve qendrore në Preshevë (ora 13h) dhe në Bujanoc (nga ora 15h), në të cilat do të performojë këngëtarja nga Kosova Genta Ismaili, do të përmbyllet edhe fushata parazgjedhore e këtij subjekti, derisa, deri në orën 00:00 të mesnatës, kur edhe fillon heshtja parazgjedhore do të mund të mbahen emisione debatuese si dhe shpërndarje e materialit propagandues./Titulli.com/ )
Mijëra përkrahës në tubimet përmbyllëse të PVD-së (video)
Izolimi është i mirë nëpër bodrume e jo në proceset politike (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration