Gent Cakaj pas Medvegjës thotë se qeveria shqiptare financon librari në Uqin
Lokale

Gent Cakaj pas Medvegjës thotë se qeveria shqiptare financon librari në Uqin

20.Sep.2020 07:12
0

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj bëri me dije se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t'i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Sipas tij, kontributi në fjalë synon hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin, përcjellë Titulli.com.

Përmes një shënimi në faqen zyrtare “Facebook”, kryediplomati shqiptar theksoi se ky projekt ka rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai theksoi se ky projekt do të vijojë në Tuz, Guci dhe Plavë.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ditë më parë pat njoftuar se Qeveria e Shqipërisë  do ta financojë hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Sipas tij shqiptarët e Medvegjës, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare./Titulli.com/

 

Pas aksionit në Karaçevë, Policia me komunikatë: Janë arrestuar 10 policë nga 33 persona të dyshuar
Arti i mosmarrëveshjes? Skepticizmi mbi paktin ballkanik të Trumpit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration