Funksionari që nuk deklaron pronën apo jep të dhëna te rrejshme, mund të dënohet prej gjashtë muaj deri në pesë vite burg
Lokale

Funksionari që nuk deklaron pronën apo jep të dhëna te rrejshme, mund të dënohet prej gjashtë muaj deri në pesë vite burg

25.Feb.2016 10:34
0
Lidhur me ligjin mbi Agjencinë për luftë kundër korrupsionit në Serbi, sa po zbatohet dhe cilat janë obligimet e funksionarëve lidhur me këtë ligj, portali informativ Titulli.com, kontaktoi Ivan Niniqin, kryetar i organizatës joqeveritare "Qendra për sundim të ligjit" nga Beogradi.

Niniq, ish gazetar, është një aktivist i njohur në Serbi në luftën kundër korrupsionit dhe për këtë arsye ai është sulmuar edhe fizikisht në verën e vitit të kaluar.

Lidhur me obligimet e funksionarëve në deklarimin e pasurisë, që portali Titulli ka shkruar ditë më parë rreth kësaj teme, Niniq thotë se thyerja e këtij ligj parasheh edhe dënime me burg.

Sipas tij, raportet mbi pronën funksionari i dërgon vetë agjencisë, pasi nëse nuk e dërgon kjo cilësohet si vepër penale dhe Agjencia kundër tij mund të ngrit aktpadi në prokurori. Aktpadia mund të ngritët edhe nëse agjencia zbulon që funksionari ka dhënë të dhëna të pasakta rreth pronës së tij.

“Sipas ligjit, funksionari i cili nuk deklaron pronën apo jep të dhëna te rrejshme rreth pronës, me qëllim që të fsheh të dhënat mbi pronën, mund të dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vite”, tha Niniq në një deklaratë ekskluzive për portalin Titulli.com.

Mirëpo, Niniq shton se deri më tani në praktikë nuk ka raste të këtilla që ndonjë funksionar të përfundojë në burg.

“Deri më tani nuk është shënuar në praktikë që ndonjë funksionar të përfundojë në burg për shkak të thyerjes së ligjit rreth mos deklarimit të pasurisë. E gjitha ka përfunduar me gjobë simbolike në të holla. Kjo do të thotë që ligji është i keq dhe duhet të ndryshohet urgjentisht”, thekson Niniq.

Niniq gjithashtu thekson se sipas ligjit, çdo funksionar është i obliguar që në afat prej 30 ditëve prej ditës së zgjedhjes apo emërimit të paraqesë pranë Agjencisë për luftë kundër korrupsionit raportin mbi pasurinë dhe të ardhurat e tij.

Ky është raporti i parë i rregullt që funksionari e paraqet, ndërsa raporti i dytë i rregullt i dërgohet agjencisë 30 ditë pasi që funksionari të lëshojë funksionin.

“Ekziston edhe obligimi i paraqitjes së jashtëzakonshme të raportit çdo vit më së voni deri në fund të janarit për vitin e ardhshëm. Mirëpo, ky raport i dërgohet agjencisë nëse prona e funksionarit shtohet apo zvogëlohet në vlerën e të ardhurave mesatare vjetore”, thotë Niniq.

Pra, nëse funksionari ka shitur apo ka blerë pronën e re me vlerë rreth 600 mijë dinarë (12 muaj shumëzuar me pagën mesatare në Serbi 50 mijë dinarë), atëherë është i obliguar që të dërgojë raport të jashtëzakonshëm mbi pronën./Titulli.com/ 

Një grup i emigrantëve në Preshevë dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre
Bujanoci dhe Presheva përfitojnë donacion nga Japonia me vlerë prej 140 mijë euro
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration