FR i UDSH-së me udhëheqësi të re (Foto)
Lokale

FR i UDSH-së me udhëheqësi të re (Foto)

14.Feb.2016 20:20
0
Forumi Rinor i Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH), dega në Bujanoc, të dielën ka organizuar zgjedhje të reja.

Në këtë mbledhje të Kuvendit të Forumit Rinor të UDSH-së, në përbërje pre 83 anëtarësh, është zgjedhur kryesia e re prej 21 anëtarësh.

Me vota unanime për kryetar të FR të UDSH-së është zgjedhur Blerim Iseni, dy nënkryetar, Sabedin Ebibi dhe Driton Fazliu, sekretar Nderim Fejzullahu, kurse arkëtar Durim Aliji, raporton Titulli.com.

Në kumtesën e lëshuar nga ky subjekt politik, dega në Bujanoc, thuhet se reformat e bëra janë rrënjësore. FR i UDSH-së me këtë rast do të hartojë një plan të përgjithshëm strategjik ku do të hapen çështjet me interes jetik për rinin në Luginën e Preshevës e më gjerë.

Kryetari i sapozgjedhur, Blerim Iseni, me këtë rast ka thënë se do të ofrojnë më shumë ristrukturim social dhe perspektivë për rininë.

“Do të japim më shumë mundësi dhe drejtësi në krijimin e marrëdhënieve të punës, të jemi transparent për të gjithë moshat. Të gjithë duhet të ketë besim të fuqishëm në kapacitetet si dhe ndryshimet pozitive që do të ndodhin në mesin tonë”, u shpreh Iseni pas emërimit në krye të Forumit Rinor të UDSH-së.

Ai më tej theksoi se “duke ju mbështetur Kulturës dhe Sportit, njëherit parandalojmë përhapjen e dukurive negative në rini”.

Duhet nënvizuar se Unioni Demokratik Shqiptar në Kuvendin Komunal të Bujanocit përfaqësohet me tre këshilltarë. Nga viti 2012, kur u mbajtën zgjedhjet e fundit lokale, ky subjekt ka vepruar në opozitë. /Titulli.com/

Kosova i privilegjon, Serbia i diskriminon (Video)
Gazetarët pronarë të 17 mediave në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration