Fondi Humanitar hapë konkursin për ndërtimin 100 shtëpive në Luginë
Lokale

Fondi Humanitar hapë konkursin për ndërtimin 100 shtëpive në Luginë

15.Nov.2013 22:24
0
“Të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë”, është motoja e konkursit që sot e ka hapur Fondi Humanitarë i Kosovës Lindore (FHKL) me seli në Cyrih të Zvicrës. FHKL, konkursin e hapë pas aksionit që pati për grumbullimin e mjeteve, si dhe mbrëmjes gala e cila u mbajt në hapësirat e “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë, ku u premtuan rreth 600.000.00 euro, derisa premtimi për 1 milion eurot e Behar Eminit doli të jetë gënjeshtër. Fondi Humanitarë përmes njoftimit të dërguar në adresën elektronike të Titullit, njofton qytetarët shqiptar të Luginës së Preshevës, kategoria në nevojë, se si duhet të aplikojnë dhe kushtet që duhet përmbushur për të qenë përfitues i këtij konkursi. Afati për aplikim do të jetë një muaj, deri më 15 dhjetor të këtij viti. /Titulli.com/ ***************************************************************************************************************************************  

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë )

fondi

s h p a l l   k o n k u r s

për ndarjen e shtëpive, familjeve pa kulm mbi kokë, që do të ndërtohen nga aksioni solidar “të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë” Kushtet: - Kryefamiljari, paraqitësi i lutjes, të japë emrin, emrin e babait, mbiemrin, datëlindjen, - Numrin e anëtarëve të familjes, moshën e tyre. Nëse jeton në bashkësi me prindërit, vëllezër, ti japë edhe emrat e tyre, djemve dhe vajzave të vëllaut, - Gjendja ekonomike dhe sociale në familje, të ardhurat, - Ekstraktin për posedim të pasurisë së patundshme, - Disponon troll për ndërtim ose jo dhe në cilin lokalitet dëshiron t`i ndërtohet shtëpia, - Deklaratën me shkrim dhe të nënshkruar se shtëpinë do ta shfrytëzojë së paku 25 (njëzet e pesë) vjet pa ia bartë pronësinë tjetërkujt, përveç djalit, vajzës. Nuk lejohet shitja e shtëpisë para këtij afati.

Dokumentet e kompletuara dorëzohen:

  Në Preshevë: Byro e Fondit humanitar rruga Qemal Shehu, nr.40 Nasuf Ymeri – mobil:  063 701 07 35 Në Bujanoc: Central Café, te Selman Bektashi-mobil: 063 801 74 68   Në Medvegjë: Fejmi Bejiqi Haki Kadriu 016 892 080 064 865 41 82 063 721 24 37

Konkursi mbetet i hapur, dokumentet pranohen, deri më 15.12.2013.
Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas kësaj date nuk merren në shqyrtim.   Për informata tjera mund të vizitoni faqen zyrtare të fondit: www.fondihumanitar.com info@fondihumanitar.com Kryesia e fondit / Kryetari Xhelal Memeti
Godet shtyllën me makinë, e shtrinë për toke
Preshevë, rrëfehen të liruarit nga burgjet serbe (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration