Flamuri shqiptar (nuk) mundë të përdoret në Serbi?
Lokale

Flamuri shqiptar (nuk) mundë të përdoret në Serbi?

18.Oct.2014 13:17
0

Në kompetencat e përgjithshme të Këshillit Kombëtar, sipas Ligjit mbi këshillat kombëtare të pakicave kombëtare në Serbi i jep të drejtën Këshillit Kombëtar mbi përcaktimin e propozimeve të simboleve kombëtare, shenjave dhe festave të pakicës kombëtare.

Por neni 16 i Ligjit mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare në Serbi, thotë se “simboli kombëtar dhe shenjat nuk mund të jenë identike me simbolin dhe shenjat e një shteti tjetër”.

Në këtë mënyrë, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e kanë të rregulluar me ligj simbolin kombëtar ta përdorur lirshëm në festa kombëtare e shtetërore, shkruan Titulli. 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri thotë për Titullin se kjo temë është shqyrtuar në kuvendin e KKSH-së dhe ka  vendosur që simboli të mos ndryshohet. 

“Me këtë propozim iu kemi drejtuar ministrisë për pakica, pra që  të lejohet përdorimi i flamurit ashtu siç është pa kurrfarë ndryshimi dhe kemi marrë përgjigje se ministria nuk jep pëlqim, me arsyetimin se flamuri kombëtar i pakicave nacionale duhet të ketë  formën e ndryshueshme në krahasim me atë që përdoret në shtetin amë”, thotë Beqiri. 

Ai shton se KKSH me këtë çështje nuk është pajtuar, dhe përsëri i është drejtuar ministrisë përkatëse dhe qeverisë që të lejojnë përdorimin e flamurit në këtë formë por prapë kanë marrë përgjigje negative. Megjithatë, ne prapë do të punojmë në këtë drejtim”, përfundon Beqiri. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të luftojnë që të përdorin simbolet kombëtare në mënyrë të ligjshme. Sipas tij shqiptarët përdorin simbolet kombëtare në ditën e flamurit kombëtar, por nuk është e rregulluar me ligj.

“Unë nuk kam dëgjuar deri më tani që ndonjë shqiptar  i Luginës së Preshevës ka pranuar të bëjë ndryshime në simbolin kombëtar. Kjo është  një çështje shumë e ndjeshme, shumë delikate, të cilën nuk mund aq lehtë të pranohet. Ne shqiptarët kemi simbolin tonë që duhet të luftojmë që në mënyrë të ligjshme të përdoret, kurse Serbia në këtë drejtim deri në këto momente nuk ka treguar ndonjë tolerancë”, thotë Arifi. 

Sipas kryetarit të Lëvizjes për Progres Demokratik, Jonuz Musliut, “flamuri kombëtar shqiptar është i paprekshëm”. 

“Nuk ka të preket flamuri shqiptar sepse është zgjedhur edhe më i bukuri, dhe kur asaj bukuri ja vënë një pikë apo një presje  diku do të thotë ai shëmtohet, nuk ka të drejtë askush të shëmtojë flamurin kombëtar. Ai është i pandryshueshëm, ne do të ecim më këtë flamur që kemi, pa marrë parasysh se çfarë thonë ndërkombëtarët”, thotë Musliu. 

“Zgjidhja e vetme për simbolin kombëtar është që Serbia të heq pengesat ligjore që pengojnë përdorimin e lirë dhe zyrtar të simbolit kombëtar të shqiptarëve. Simboli kombëtar është diçka qe nuk mund t’i nënshtrohet ndryshimeve, sepse ai, krahas gjuhës dhe zakoneve, është mjet i identitetit të shqiptarëve kudo që jetojnë. Askush nuk mund të na detyrojë që të ndryshojmë elementet e identitetit tonë kombëtar”, kështu shprehet deputeti popullor në Parlamentin e Serbisë,  Shaip Kamberi.

“Nëse PVD edhe në mandatin e ri e kryeson KKSH-në nuk do të ndryshojë asgjë. Loja me identitetin është e rrezikshme, sepse, politikat serbe me decenie kanë tentuar të na ndajë në dy pjesë: Albanci dhe Shiptari. Simboli kombëtar dhe gjuha janë dy elemente kryesore përmes të cilëve shqiptarët kudo që janë shprehin identitetin e tyre”, përfundon Kamberi. 

Nga ana tjetër gati të gjitha pakicat në Serbi e kanë të ndryshuar flamurin nga shteti amë. Poashtu edhe sugjerimi i ndërkombëtarëve me herët ka qenë që të përdoret flamuri ynë kombëtar, mirëpo t’i vendoset një shenjë, qofte edhe kurora e Skënderbeut./Titulli.com/

 

**************************************************************************************************************************************************************************

 

Bujanoc: "Kuq e zi" nëpër Serbi!
PVD dhe UDSH fillojnë fushatën për zgjedhjet e Këshillit Nacional (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration