Filmi shqiptaro-zviceran me xhirime në Zvicër, Kosovë e Luginë
Intervista

Filmi shqiptaro-zviceran me xhirime në Zvicër, Kosovë e Luginë

20.Sep.2013 08:15
0
Së shpejti do te fillojnë përgatitjet e filmit të metrazhit të gjatë në të cilën do të ketë tematike shqiptare, martesat mes shqiptarëve me konfesione te ndryshme. Sipas Organeve Kantonale të Kantonit SG dhe BE, do ta perkrahet ky film, te cilet njeherit jane duke u zhvilluar bisedimet me stafin udheheqes të produksionit International Film Europe London-Swiss. Sipas Producentëve zviceran të filmit, xhirimet do bëhen ne disa pjesë Zvicer, Gjermani, Kosove (Kamenice-Gjilan) dhe ne Bujanoc e Ternoc, ndersa xhirimet do te behen ne teknologjin me te re Full HD. Sic ka mesuar Titulli, produksioni filmik ka caktuar Assistente te regjis, regjisoren e re Ardijana Demiri, qe eshte nje talent i mrekullueshem ne sferen e kinematografis Europiane. Kompania Filmike International Film Europe Swiss, do t’i mbledh aktorët nga të gjitha trevat shqiptare për ta realizuar projektin filmik të metrazhit të gjatë. [caption id="attachment_89329" align="alignright" width="200"]Regjisori Valton Jakupi Regjisori Valton Jakupi[/caption] Ky film, nuk ka të bëjë asgjë me politikë, por në këtë film trajtohen çështjet sociale, dhe religjioni te dy familje, në të cilën djali i vetëm i kësaj shtëpie bie ne dashuri me nje vajzë te konfesionit tjeter, por me kombësi shqiptare. Ngjarja zhvillohet ne Zvicer, ku babai pengon lidhjen dashurore mes çifteve dhe lindin problem te medha mes dy familjeve. Filmi iu besua regjisorit Valton Jakupi qe ta punoj me mjeshteri kete film, si dhe ne perzgjedhjen e aktorve se bashku me ekipin e tij professional Shqiptaro-Zvicrrane, si dhe me Assistent Regjisore Ardijana Demirin. Sipas Companis Film International Swiss, ne kete film do te kete edhe aktore te gjitha trevave shqiptare, do te xhirohet ne gjuhen Shqipe, kurse do te kete edhe titra ne gjuhen gjermane. Njeherit ne ketë film do te luajne aktoret Shukri Ademi, Blerim Abazi, Albin Beka nga Suedia, Alberta Marku, Ela Demiri, Gjelbrim Taipi, Bes Krasniqi, Trim Duraku dhe shume aktore te t`jere profesional nga Kosova dhe Shqiperia. Organizator i filmit do te jete Prek Dushi. Per te mesuar me shume rreth ketij filmi ne morem nje interviste te shkurter me Asisstenten e Regjise, regjisoren Ardijana Demirin.   [caption id="attachment_89330" align="alignleft" width="300"]Asistente e regjise, regjisorja Ardijana Demiri Asistente e regjise, regjisorja Ardijana Demiri[/caption] Titulli: Zonja regjisore, kur do te filloni me realizimin e filmit ?  Ardijana: Po, tash e kemi zgjedhur skenarin qe do ta punojme, kemi vendosur qe t’i perzgjedhim aktoret te cilet do te marrin pjese ne film.   Titulli. Te rinjtë qe kane talent per film, do te mbani ushtrime me ta? Ardijana: Po me secilin te ri do te mbajme ushtrime veçmas per rolin i cili do t’iu caktohet, deri sa ta pervetesoje rolin. Qellimi yne eshte t’i japim hapesire te rinjve qe kane talent per film dhe nuk jane kyçur ende.   Titulli: Si rrjedhin punet per momentin? Ardijana: Edhe pse tash na pret nje pune e madhe, por do t’ia arrim edhe fundin. Do t’i perzgjedhim aktoret me te mire shqiptare, dhe pastaj vendet e xhirimeve ku do t’a xhirojmë filmin. Jemi te koncentruar njeher te përzgjedhja e te rinjve shiqiptar qe jetojne ne Zvicer pastaj ne vendet tjera.   Titulli: Filmi do te xhirohet vetem ne Zvicer ?  Ardijana: Filmi do te xhirohet ne Zvicer, Kosove, Gjermani dhe Bujanoc, prandaj eshte nje pune e madhe, po ashtu edhe tematika eshte aktuale tek ne Shqiptaret.   Titulli: Ju do te jeni Asistente regjisore pran regjisorit Valton Jakupit, dhe do ta udheqeni nje ekip te madhe aktoresh? Ardijana: E njohe punen dhe seriozitetin e regjisorit Valton Jakupit, dhe jame krenare qe me kane zgjedhur Asistente Regjisore e tij, shpresoj se se bashku do t’ia dalim.   [caption id="attachment_89331" align="aligncenter" width="640"]Regjisori Valton Jakupi ne studion ne Zvicer Regjisori Valton Jakupi ne studion ne Zvicer[/caption] Titulli: Sa do te zgjase filmi dhe ku mendoni ta jepni premieren e pare ? Ardijana: Filmi eshte i metrazhit te gjate dhe do te zgjase 1. 25 minuta. Shpresojm se Premiera do te jipet njeherit ne kinemat Zvicerane qe do te vazhdojme ne Europ, por asnjeher duke mos harruar ta sjellim ne Bujanoc, Gjilan, Kamenic dhe gjithe Kosoven.   Titulli: Realizimin kush do ta beje dhe a do perdoret teknologjia me e re? Ardijana: Realizimin do ta beje International Film Europe London-Swiss ne bashkpunim me New Vizion, ku regjisori Valton Jakupi ia ka besuar ketyre realizimin e filmit.   Titulli: Do te kete mundesi edhe te rinjet nga Bujanoci te kyqen ne film ? Ardijana: Perzgjedhjen e Aktoreve do ta beje Regjisori Valton Jakupi dhe do te kete hapsire te mjaftueshme edhe per te rinjte nga Bujanoci, ku perfaqesuesi i Regjisorit Valton, Blerim Abazi eshte atje qe ai t’i kryen procedurat e regjistrimit te te rinjve ne Bujanoc.   Titulli: Kur mundemi te jemi mysafir ne premieren e filmit ? Ardijana: Prej tash portalin informativ Titulli do ta ftoje qe te jete prezent ne Premieren e filmit ne mes te vitit tjeter. /Titulli.com/
Dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve t’i dalim në ndihmë
Shqiptarët interesohen për të mësuar gjuhën serbe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration