Fillon vaksinimi i qytetarëve të lajmëruar në Bujanoc
Lokale

Fillon vaksinimi i qytetarëve të lajmëruar në Bujanoc

20.Jan.2021 13:06
0

Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, dega në Bujanoc sot ka filluar vakcinimi i qytetarëve të cilat janë paraqitur vullnetarisht për t'u vakcinuar.

Për të përcjellur nga afër se si ecën procedura, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka vizituar personelin shëndetësor.

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit për ditën e sotme janë paraqitur 52 persona për vakcinim, kurse deri më tani janë vakcinuar 30 persona.

E gjithë procedura ka ecur mbarë deri në këto momente, kurse qytetarët që dëshirojnë të marrin vakcinën, por ende nuk janë paraqitur, të njejtën mund ta bëjnë duke klikuar online në faqen www.euprava.gov.rs ose përmes faqes zyrtare të komunës së Bujanocit www.bujanovac.rs dhe të gjejnë rubrikën e-uprava.

Tekst i publikuar në faqen e komunës së Bujanocit

8 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë (video-kronologji)
Vuçiq: Do të marrë vaksinën kineze "Sinopharm" në fundjavë, mbi 13.000 persona janë vaksinuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration