Fillon shtruarja e asfaltit të shumëpritur në Mal Tërnoc
Lokale

Fillon shtruarja e asfaltit të shumëpritur në Mal Tërnoc

14.Jul.2014 19:57
0

Kilometri i parë i asfaltit është shtruar në fshatin Mal Tërnoc të komunës së Bujanocit, pas gati një viti të përgatitjes për asfalt të kësaj rruge me gjatësi rreth tre kilometra.

Asfalti ka filluar nga shkolla fillore e deri në hyrje të këtij vendbanimi, ndërsa pjesa tjetër prej dy kilometrash, që do t’i bashkohet rrugës që shpie në Bujanoc, përmes fshatit Tërnoc, do të nisë ditëve në vijim. 

Agim Haliti, drejtor i Drejtoratit për Ndërtim me rastin e nisjes së asfaltimit për RTB-në ka thënë se rruga do të kryhet ditëve në vijim duke i asfaltuar edhe dy kilometrat tjera. 

Banorët e Mal Tërnocit sa janë shpreh të kënaqur aq edhe të zhgënjyer me vonesat në shtruarjen e kësaj rruge. 

Kjo rrugë kishte filluar të përgatitej për asfaltim qysh vitin e kaluar dhe më pas kishin ngecur punimet për arsye të panjohur. 

E deshën të kalojnë gati një vit për të rinisë punimet për asfaltimin e kësaj rruge. 

Vlen theksuar se kjo nuk është rruga e vetme në të cilën janë vonuar punimet.

Vonesa përveç në këtë rast ka edhe në shumë rrugë të tjera, sidomos në vet qytetin e Bujanocit në të cilat janë hapur punimet për instalime të ujit apo ujërave të zeza, duke u lënë më pas të mbuluara vetëm me dhe e gurë.

Një kontratë për mbushjen e gropave si dhe në rrugët ku kanë përfunduar punimet e lartpërmendura, Drejtorati për Ndërtim ka nënshkruar me kompaninë preshevare “Saba Bellça”, mirëpo përveç mbushjes së gropave në sheshin e Bujanocit, rrugët dytësore nëpër lagje të ndryshme të këtij qyteti ende janë në pluhur./Titulli.com/

Ministri Agani premton specializime të tjera për mjekët e Luginës së Preshevës
Sheshi i Bujanocit sonte i takoi myslimanëve (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration